E Diel, 1 Nëntor 2026

Prudentino refuzon avokatin e caktuar kryesisht shtyhet seanca

VLORE- Anetari i Sacra Corona Unita Albino Prudentino refuzoi dje mbrojtjen e caktuar kryesisht nga gjykata. Kjo beri qe seanca e radhes e cila kishte si objekt marrjen e nje vendimi per ekstradimin ose jo te Prudentinos te shtyhet serish. Avokati Artan Isufi u caktua nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore pas mungeses dy here radhazi te mbrojtjes se shtetasit italian Ferdinand Ndoi. Ne seancen e djeshme i pandehuri Prudentino dhe familjaret e tij insistuan ne kerkesen e tyre per te pasur avokat vetem Ndoin. Pas refuzimit edhe te mbrojtjes se Artan Isufit gjykata vendosi dje serish nje avokate kryesisht per ceshtjen Matilda Jazaj. Ndonese Prudentino insistoi dhe refuzoi edhe avokaten e caktuar per ta mbrojtur ate gjykata caktoi seancen e radhes ku i pandehuri do te perfaqesohet nga avokatja Jazaj. Kjo e fundit ka vetem nje dite kohe per tu njohur me dosjen e klientit te saj. Prudentino do te dale para togave te zeza sot ne oren 14.00 kohe kur gjykata do te vendose ekstradimin e tij apo jo. Nderkohe do te njoftohet dhe avokati i meparshem i caktuar nga vete shtetasi italian. Anetari i Sacra Corona Unita u arrestua me 29 shtator ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Ai qendronte ne Shqiperi prej disa kohesh dhe dispononte pasuri te paluajtshme si lokale shtepi dhe kazino. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›