BB: Kriza rrit varferine

Banka Boterore publikon per here te pare edhe nje shifer qe rrit permasat e varferise. Sipas ketij institucioni, 60 perqind e familjeve shqiptare ka si te ardhura vetem 5 dollare per fryme ne dite.
Pikerisht per shkak te kesaj te dhene, BB paralajmeron se kriza mund ti kete prekur rende shqiptaret. Perllogaritja e fundit zyrtare e nivelit te varferise ne Shqiperi eshte bere ne gjysmen e pare te vitit 2008, perpara se vendi te perballej me krizen e cmimeve dhe ngadalesimin e rritjes ekonomike.
Ne ate kohe INSTAT e deklaroi shifren zyrtare te varferise 12 perqind, por Banka Boterore veren ne raport se mjafton nje rritje prej vetem 10 perqind e cmimeve te ushqimeve, qe te gjithe shqiptaret te jene mesatarisht 5.53 perqind me te varfer.
Edhe pse ende nuk ka nje shifer zyrtare se sa mund te jete rritur numri i te varferve ne Shqiperi, te dhenat operative te Bankes Boterore tregojne se varferia mund te jete ngjitur serish ne nivelin 15-16 perqind, cka do te thote 40 mije familje te varfera me shume.