E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Perspektiva e Shqipërisë, e zymtë, në raport me rajonin

Ard Kola

Vlerësimet

Ekonomia do të rritet 1.6%, ndërsa ekonomitë e rajoneve përreth, me 2.5-5%

Banka BoteroreDy ditë më parë, Banka Botërore e përfshiu Shqipërinë në grupin e vendeve më të prekura nga kriza dhe që kanë perspektivën më të zymtë ndër ekonomitë në zhvillim.

Por cilat janë arsyet që qëndrojnë pas këtij rekordi negativ, kur Shqipëria ka qenë gjatë viteve të krizës në dy apo tre vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkan?

Përgjigjja vjen nga të dhënat e Bankës Botërore. Këto të dhëna tregojnë se çfarë ka ndodhur me ekonomitë në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore në tre vitet e fundit. Për periudhën 2010-2012, Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mesatare 2.7 për qind.

Ndonëse për Ballkanin, ky është ndër treguesit më të lartë, krahasuar me vendet baltike në zhvillim dhe ato të Azisë, rritja ekonomike e Shqipërisë është dy deri në tri herë më e ulët. Vetë Ballkani është shndërruar në rajonin më të prekur nga kriza, duke sfiduar gati edhe vetë Eurozonën, që është vatra e saj.

Sipas Bankës Botërore, në tre vitet e fundit, rritja mesatare e ekonomive ballkanike ka qenë thuajse e barabartë me atë të Eurozonës, ndërkohë që ekonomitë e tjera po rriten shumë më shpejt. Këto janë shifra faktike dhe të matura për vitet që tashmë kanë kaluar. Parashikimet për vitet e ardhshme janë edhe më të zymta.

Në vitin 2013, Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 1.6 për qind, ndërkohë që për ekonomitë e rajoneve përreth, shifra luhatet nga 2.5 deri në 5 për qind. Që pas vitit 2009, qeveria e ka mohuar krizën pikërisht duke përdorur këtë argument, pra faktin se Shqipëria renditet ndër vendet e para me rritjen më të lartë në Ballkan. Por siç tregojnë shifrat e Bankës Botërore, kjo është të parët ndër të fundit. E thënë ndryshe, ndër më të prekurit.

Gjatë një takimi me kryeekonomistët dhe ekspertët rajonalë të Bankës Botërore, Gill është shprehur: Shikoni se çfarë po ndodh në Shqipëri, Serbi dhe Bullgari. Këto vende kishin lidhje të ngushta me Greqinë dhe Italinë, lidhje në tregti, sistemin bankar dhe në tregun e punës. Për shkak të kësaj, këto ekonomi tashmë kanë perspektivat më të këqija për rritjen ekonomike.

Kryeekonomisti i Bankës mendon se kriza europiane ka sjellë një realitet të ri. Në të shkuarën thuhej se sa më larg Brukselit të ndodheshe, aq më keq ishte. Tani kjo ka ndryshuar. Sa më afër Athinës të jesh, aq më keq është, ka deklaruar Gill.

TCH

Efektet nga ulja e taksave

Praktika e zbatuar përgjithësisht në Shqipëri, për të harmonizuar politikën e taksave me hartimin e buxhetit, është shumë më superiore, se sa ndryshimi i taksave në mes të vitit fiskal. Kjo rrugë, vetëm sa shton presionet në balancat fiskale të vendit, që duhet ta kompensojnë uljen e të ardhurave, ose duke shkurtuar shpenzimet, ose siç ka ndodhur në të kaluarën, duke rritur detyrimet e prapambetura të qeverisë. Kjo do të zhbënte çdo impakt të mundshëm pozitiv, i cili është synuar nga ulja e taksave, shprehen ekspertët e BB-së, në Tiranë.

BB: Perspektiva e Shqipërisë, e zymtë, në raport me rajonin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›