E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB Politika denon ekonomine


Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski komenton në një intervistë për Top Channel, raportin e sapopublikuar "Si të bësh biznes" dhe gjetjet e tij kryesore për Shqipërinë.

"Shqipëria ka bërë progres të mirë, në mbrojtjen e investitorëve dhe ne aksesin në kredi, por gjithashtu është përmirësuar edhe një numër tjetër treguesish që mat raporti ynë. Në të njëjtën kohë, raporti identifikon një numër fushash, ku duhet të bëhet më shumë. Kjo përfshin edhe ato fusha ku Shqipëria është përmirësuar, sic është regjistrimi i pronave apo fusha të tjera. Megjithatë ajo që është e rëndësishme, është se në vlerësimin tonë Shqipëria ka qenë dhe vijon të mbetet i Lejet e ndërtimit, pagesa e taksave dhe sigurimi i energjisë janë të tjera fusha, ku Shqipëria ka shumë për të bërë

Ksenia Lvovski
Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë fortë reformues", tha Lvovski.

Por cilat jane ato fusha që demtojnë klimën e biznesit në vend dhe për të cilat Shqipëria renditet shumë pas vendeve të tjera, që konkurojnë në tregun global të investimeve?

"Nëse shikon raportin, disa përfundime të rëndësishme që dalin, janë nevoja për të vazhduar përmirësimin në regjistrimin e pronës, ku edhe pse ka bërë përmirësime, Shqipëria sërish renditet shumë mbrapa dhe ka akoma shumë hapësirë për të përmirësuar. Lejet e ndërtimit, pagesa e taksave dhe sigurimi i energjisë janë të tjera fusha, ku Shqipëria ka shumë për të bërë", tha drejtoresha.

Raporti i biznesit qe publikon Banka Boterore fokusohet vetem ne nje numer te caktuar treguesish qe ndikojne klimen e biznesit. Por ka edhe nje faktor tjeter qe raporti nuk e mat, por qe klima e biznesit ne vend po e vuan prej disa vitesh.

"Stabiliteti politik është i rëndësishëm për gjithcka, përfshirë investimet private. Po them atë që Banka Botërore dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta thotë prej kohësh, politizimi eksesiv dhe ekstremist nuk është i mirë për zhvillimin ekonomik të vendit", thekson zonja Lvovski.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia OST shpjegon përse u anullua ankandi
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) deklaroi dje se, një ankand i zhvilluar prej saj në korrik “u anulua për arsye procedurale” dhe jo “pa shkak”, siç është raportuar disa ditë më parë nga gazeta “Shqip”. Borxhi, interesat e bonove të thesarit ulen
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun shqiptar solli efektet e para këtë javë, kur interesat e bonove të thesarit të qeverisë u reduktuan, informoi e përditshmja “Shqip”, të shtunën. Kontrolli i naftës, qeveria përgatit koncesionin
Një vendim i qeverisë, i cili nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, pritet të japë me koncesion shërbimin e kontrollit të cilësisë së naftës, pasi një kompani e huaj ka bërë një “propozim të pakërkuar”, informoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e saj të ditës së shtunë. Bruksel, bisedime për krizën e borxhit
Ministrat e Financave të eurozonës po zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi krizën e borxhit, i pari i një serie samitesh që do të mbahen në Bruksel në ditët e ardhshme. Amnistia për bizneset
Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, thotë pas 3 muajve të parë të dobët, procesi i amnistisë ka hyrë në një fazë të re, ku interesi për të përfituar po vjen në rritje, sidomos nga individët.

Lajmet kryesore

Libi, në radhë për të parë Gaddafi-n e vdekur
Nuk do të lejohet autopsia
Grabitësi vret një person
Orët e fundit të marinarëve turq
KFOR-i nuk arrin të heqë barrikadat
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›