E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare Agolli Trebeshina Pipa... pse u bene armiq ne diktature

Nje histori e gjate marredheniesh mes shkrimtaresh nje raport armiqesie peruljeje faljeje akuzash te shkruara e te retushuara mes librave e shfaqur ne dokumentare jete. Per here te pare Ismail Kadare ne nje veshtrim marredheniesh me armiqte e tij ne diktature nga historia e prishjes me Agollin me 83 kur u be kryetar i Lidhjes te konflikti i ashper me Arshi Pipen ne BBC per shkak te botimit kritik mbi librin Kronike ne gur te libri Ftese ne studio ku Kadare u kerkon falje armiqve te tij Pipes Trebeshines dhe Bilal Xhaferit

Agolli i thote Kadarese Ne te cmojme mbi veten Edhe Sadija bashkeshortja e Agollit flet Ne te duam shume pasi e puthi ne te dyja faqet Kadarene Ndersa me vone per te tjera rrethana politike nga diktatura Kadare vete gati profetizon Vendi im shquhet per prerje marredheniesh... Eumlshte ky nje dialog fragmentar i shkeputur nga dokumentari mbi jeten e Kadarese shfaqur pak dite me pare nga Top Channel me regji te Milkaneve Pirros dhe Enos.

Ismail Kadare shfaqet papritur ne nje tavoline me Dritero Agollin duke i shtrenguar duart njeri-tjetrin te ndare qysh vitin lsquo83. Pas nje miqesie te njohur mjaft te afert kur si komshinj neteve flisnin kunder regjimit erdhi ndarja derisa Agolli nderroi drejtimin politik duke marre postin e kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Kadareja shkrimtari qe gezonte lirine ne kohen e diktatures. Shenja e pare e pajtimit mes tyre u dha ne promovimin e librit me tregime te Agollit nje liber i censuruar i konsideruar prej Kadarese si nje nga librat me te mire. Zhurma e ererave te dikurshme Agolli e ka kujtuar si nje kohe e larget kur me lsquo65 nuk iu lejua ti botohej. Jo me sofistikimin e holle apo mesazhin subversiv sic eshte ne stilin e Kadarese por me gjuhen e tij popullore ate humorin e rrafshet prej njeriu konfidencial duke nxjerre ne dukje se eshte nje shkrimtar prej fshati shkrimtari ka afruar mendimin mbi mikun e tij. Shkrimtari eshte si mbi ring ku pret rrufe e kritika... Kjo u duk si shenje qe shenonte fundin e armiqesise mes Kadarese dhe Agollit. Pas 40 vitesh dy shkrimtaret me te perfolur per miqesine e ftohte tani kishin gjetur pika takimi me njeri-tjetrin. Pak vite me pare Ismail Kadare ne nje interviste dukej sikur kerkonte armepushim me shkrimtarin Dritero Agollin ndonese nga ky i fundit del nje nga recensat me te egra ne drite qe ka te beje me pezullimin per pese vjet te botimit te romanit Koncert ne fund te dimrit.

Nga koha kur Kadare kujton ndarjen politike me Agollin si shkak edhe miqesia cfare ka ndodhur Ne promovimin e librit me tregime dhe novela shkrimtari Dritero Agolli tha gati i perlotur se gabimet jane per njerezit. Ne kemi qene te rinj benim shume kritika shkruanim dhe bashke me to benim dhe gabime... njeriu nuk shkeputet dot nga gabimet...

Kete perulje shkrimtari Ismail Kadare ndoshta e ka pritur nje vit me pare kur i kujton Agollit nje nga tregimet e tij te censuruara qe vetem tani ka pare driten e botimit.

Zhurma e ererave te dikurshme Agolli e ka kujtuar si nje kohe e larget kur me lsquo65 nuk iu lejua ti botohej. Jo me sofistikimin e holle apo mesazhin subversiv sic eshte ne stilin e Kadarese por me gjuhen e tij popullore ate humorin e rrafshet prej njeriu konfidencial duke nxjerre ne dukje se eshte nje shkrimtar prej fshati Agolli ka afruar mendimin mbi mikun e tij. Shkrimtari eshte si mbi ring ku pret rrufe e kritika...

Botuesi i Onufrit ka dhene sinjalin ne kete takim pavaresisht se i pranishem nuk ishte Kadare - nje aludim publik se tani zenkat kane shkuar se me to forcohet miqesia. Agolli ka ndalur pak caste per te kujtuar se kane dale libra qe e kane sulmuar por duke i hedhur te gjitha pas ne kete moment me te cilen kuptojme tashme nje raport te njohur ne mes tij dhe Kadarese.

Nuk ka mbetur vetem ketu plaku i forte i te majtes shqiptare Dritero Agolli. Kjo eshte hera e pare ku flitet per librin e tij. Ka dashur ta theksoje kete gje jo pa qellim sic duket dje. Dy dite me pare Kadare ka pasur nje interviste te gjate ne TV Klan ku historia e marredhenieve me Agollin ka zene nje kohe te mire te bisedes.

Vecanerisht per letersine daljet e Kadarese kane qene te vazhdueshme ne media pothuaj per paraqitjen e cdo botimi te ri. Krejt ne te kundert Agolli asnjehere nuk u eshte referuar daljeve te tij para ekranit apo ne median e shkruar letersise. Ne takimin per librin e tij Agolli nuk ka lene pa shpotitur nen aludim mikun e tij duke u shprehur se ...nuk kam pasur deshire te promovoj librat e mi jo se nuk dua te dukem sepse te gjithe shkrimtaret jane vrapues per tu dukur eshte natyre e tyre. Ndoshta kam rrjedhur nga nje familje fshatare dhe me mire te dukesh ne fshat se ne qytet. Ne studiot televizive i trembem teknikes nuk i duroj mikrofonat... Por ne politiken e te majteve Agolli shenon daljet me te shpeshta si politikan dhe gatishmerine te admirueshme per te shprehur per politiken dhe kulturen kombetare ne pergjithesi. Letersia e tij raportet e tij me Kadarene raportet e tij me dosjet... e shume pyetje te tjera te kesaj natyre Agolli gjithnje i ka refuzuar. Nder reagimet e tij me te ashpra shenohen ne vitin 2005 kur i eshte pergjigjur intervistes se Kadarese ne nje media te perditshme ku tonet e zerit te tij kane qene shume provokuese dhe gati kercenuese se nuk do te flase per cfare flitet ne libra per censuren e librave te Kadare prej tij duke u shprehur Jo derisa te mbushet kupa tamam. Pastaj do te flas ndryshe per te gjitha gjerat e tjera se nuk eshte e hijshme qe midis dy veteve njeri te sulmoje gjithmone dhe tjetri vetem te heshte. Nese do te vazhdojne keto botime heshtja ime do te thyhet gazeta Sot 2005.

U paska dashur nje vit me pas qe ajo keshtjella mes Agollit dhe Kadarese te shikohej nga larg. Ne kopertinen e librit te Agollit eshte sentenca e Kadarese pikerisht aty kur u ndal ora e miqesise ne tregimin Zhurma e ererave te dikurshme. Per Kadarene ka qene e lehte te tregonte se ky liber eshte nje nga me te miret e kohes. Pikerisht ne nje moment kur politikisht Agolli duket i terhequr dhe Kadare eshte perfshire ne nje vorbull debatesh te herepashershme gati dhe keto politike afrohet miqesia e vjeter.

Ose ne opinionin publik raportet e tyre shfaqen te zbutura si nje marreveshje e fshehte per tju kthyer te dikurshmes... Tani te dy gati ne nje moshe zune serish qendren e vemendjes ne opinionin publik. Ndoshta kjo eshte per te treguar ne nje shembull gati dogmatik se nga duhet nisur falja. Kadare ne keto pese vite e reflekton kete ndjeshmeri Agolli me dellin e fshatarit me krenar eshte shfaqur per here te pare ne promovimin e librit te tij por pa permendur ne asnje cast emrin e mikut te tij te vjeter. E gjithe biseda dukej nje retorike se perse bien keto kembana kur i eshte dashur te shpjegoje njerezit e gabimeve rinine e dikurshme keshtjellen qe shihet me mire nga larg etj. etj.

Ndersa Kadare i ka hapur kartat prej pese vitesh kur u botua dosja e dyte nga Arkivi i Shtetit dhe se dyti pak me me egersi kur eshte botuar leterkembimi me Ramiz Aline ku nuk ka kursyer shenimet e fundlibrit per te pare ne pak radhe denoncimin e fshehte qe Agolli i ka bere nje prej veprave te tij.

Agolli vone ka pranuar te vertetat e shprehura nga Kadareja per raportet mes tyre duke u shprehur se fundi me sentencen perulese... se njerezit i largon koha por edhe pikepamja nje gje e cuditshme kjo qe i largon njerezit duhet te jete shume e forte... Por kjo vlen per te pajtuar ne publik dy shkrimtaret qe interesat i lane vendin njeri-tjetrit.

Dritero Agolli eshte i fundit i pajtuar ne marredheniet me Kadarene. Ne vitin 2004 Kadare riboton librin eseistik Ftese ne studio ku retushon emrat e shkrimtareve qe nxiten polemiken me te ashper te asaj kohe mbi vepren e tij pas lsquo90-s ribotimi i Ftese ne studio paraqet oren e proves se shkrimtarit si shenje faljeje per etiken dhe frymen agresive te perdorur ne kreun e 11-te te librit. Fragmentet e hequra jane polemikat e permbledhura ne prag te lamtumires se tij nga Shqiperia ne vitin lsquo90. Arsyeja pse iu rikthye vepres ka te beje sipas botuesit me hisen e fisnikerise. Ne kushtet kur u shkrua vepra vihen re acarime shkelje te etikes polemike e shoqeruar me njefare nervozizmi. Refleksioni i ribotimit mbart thyerjen e egos ku shkrimtari tani mendohet te jete me i qete.

Ne botimin e lsquo90-s pas hyrjes eseistike Kadare del ne shenje te drejtperdrejte duke i rene ne koke tre shkrimtareve qe folen ashper mbi vepren e tij.

Ne botimin e vjeter duke tejkeqyrur veshtrimin kritik te Bilal Xhaferit Kadare shprehet Pa fat perhere duke u ngutur vdes. Kjo eshte ndoshta nga me te ashprat fjale te shkrimtarit. Me ribotimin e vepres Kadare heq frazen ne dukje mizore por nuk i shmanget argumentit polemikes. Mungojne vetem etiketimet per B. Xhaferin madje edhe emri mungon duke aluduar vetem per shkrimtarin. Fryma agresive vazhdon ne Ftese ne studio ku ne replike Kadare perballet me Kasem Trebeshinen. Cinik ai e quan Trebeshinen nje shkrimtar medioker me ambicie te pafundme. Ashtu si ne rastin e poetit B. Xhaferi Kadare ne ribotimin e vepres ka retushuar emrin. Pavaresisht kesaj logjika e mendimit nuk e ka shmangur goditjen polemika eshte prape ne konceptin e shkrimtarit. Nje tjeter shkrimtar kete here i diaspores medioker njesoj si te paret. Aludimi eshte per Arshi Pipen. Kadare ka zgjedhur perseri pergjithesimin ne ribotimin e vepres. Emri i shkrimtar A. Pipa hiqet po ashtu dhe epiteti medioker. Kjo mund te quhet polemika me e athte e Kadarese. Gati dy faqe libri ne ribotim jane sfumuar ne dy paragrafe. Ruhet e njejta fryme mendimi thelbi po ai. A i ka bere keto ndryshime etike shkrimtari si gjest fisnikerie pra qe eshte falja publike apo te rehabilitoje vetveten nga fryma e tepert agresive e shfaqur nxitje nga koha si arsye.

Nje nga raportet qe vazhdon te mbetet me delikate mes shkrimtareve eshte marredhenie Kadare - Trebeshina. Me ribotimin Ftese ne studio u duk sikur ndodhi pajtimi i pabujshem. Por ne fakt leximi i ketyre dy shkrimtareve dhe 20 vite pas renies se diktatures vazhdon te mbetet e ndere per shkak te akuzave qe rendojne por qe edhe kane implikuar shkrimtarin Kasem Trebeshina. Ne librin Mosmarreveshja Kadare rikthehet te Trebeshina - duke iu referuar librit Disidentet e rreme te Sadik Bejkos - e akuzon se ka kryer dy vrasje ne vitet lsquo43 - lsquo44. Por cfare mbetet ende pa pergjigje eshte dyshimi se promemoria e lsquo53 qe Trebeshina i ka drejtuar Enver Hoxhen nuk ka dokument origjinal duke iu referuar kerkimeve ne arkiva. Eumlshte i pameshirshem Kadare ne keto akuza per Trebeshinen. Nga ana tjeter Trebeshina aktualisht nuk ndodhet ne Shqiperi ka qendruar ne heshtje ndaj kesaj marredhenie armiqesore. Te afermit e familjes se Trebeshines kane bere te ditur per gazeten Standard se Trebeshina jeten dhe te vertetat e tij i ka shkruar ne nje liber te quajtur Dafinat e thara qe qarkullon si duket ne pak duar por i botuar edhe ne gjuhen italiane.

Ky si duket do te mbetet konflikti me i gjate i Kadarese dhe nder me te ashprit pas atij me Arshi Pipen. Ndersa me Agollin duket se mbizoteruese eshte koniunktura e marredhenieve njelloj si ne diktature kur iu duhej te ndaheshin e tani kur ceshtja e krimeve komuniste ka shkuar ne zgrip dy shkrimtaret pajtohen madje shtrengojne duart me fjalet me te ngrohta per ti besuar - Agolli Ne te cmojme mbi veten Kadare

Kadare U ndame kur Agolli pranoi Enverin

Grindja me Pipen kur tha Enveri homoseksual ne Kronike e gur

Ne gusht te 2005-s Ismail Kadare per here te pare ka rrefyer ne media miqesine misterioze me Dritero Agollin i pandryshuar ne staturen e tij politike dikur si kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve nje nga makinerite me te egra qe i ka sherbyer diktatures ne ekzekutimin e shkrimtareve dhe tani Agolli si plaku i politikes se majte. Pas kesaj interviste po nepermjet medias nje vit me pas vjen edhe pergjigjja e Agollit ne nje interviste dhene ne gazeten Sot. Pak kohe me vone Kadare sqaron ne media edhe marredhenien e tij konfliktuale me Arshi Pipen nje lloj perulje publike gati e paparashikuar per studiuesin qe u arratis pas nente viteve burg. Reagimi i Kadarese per Pipen erdhi pas botimit te plote te parathenies se romanit Kronike ne gur qe iu refuzua Pipes nga botuesi anglez ku vemendja u perqendrua te fakti se Kadare paska shkruar nen diktature nje veper te ketille disidente. Teza e Pipes vinte pas aludimit mbi portretin e Enver Hoxhes si homoseksual. Kadare e ka pohuar se ky publikim do te ishte fatal per te por e pranon se eshte treguar teper i ashper me Pipen duke kerkuar terthorazi ndjese.

Ndersa ne treg ne 2005-n sapo doli botimi i dyte Dosja Kadare ku zbulohet edhe ftohja e gjate qe ka shoqeruar prej viteve lsquo80 dy shkrimtaret Kadare-Agolli cfare po ndodh me moralin e shqiptareve pas diktatures. Dosja Kadare u shoqerua me me pak zhurme se botimi i pare por shume me i ashper per shkrimtarin. Pyetja qe lindi ishte se pse ky botim u percoll pa reagime Ne qender vazhdon te mbeten kritikat komuniste ideologjike qe jane quajtur mirefilli krime ne letersi. Emri i Dritero Agollit e ka bere shkrimtarin Ismail Kadare te rebelohet. Dikur miqesia e ngushte e tyre eshte zevendesuar prej shume vitesh me ftohjen madje dhe ne bindje te kunderta. Thelbi i saj ajo qe ne ato kohera ishte shpirti i nje miqesie te vertete refuzimi i brendshem i regjimit vdiq. Mbeti vetem levozhga e jashtme - pohon Kadare ne intervisten e tij. Ndersa dera e shkrimtarit Agolli vazhdon te mbetet e mbyllur nen epitafin e te shoqes se ashtu ishte koha Me poshte ribotojme te plote intervisten me Kadarene per keto marredhenie.

Ne librin tuaj Leterkembim me presidentin edhe nga ju edhe nga ish-presidenti R. Alia permendet Arshi Pipa. A mund te na sqaroni polemiken dhe incidentin me Arshi Pipen i cili per shume njerez mbetet ende nje mister

Mendoj se nuk ka ndonje mister. Ka vetem paqartesi si rrjedhoje e mosshpjegimit te plote te gjerave. Gazeta juaj ishte ndoshta e para qe ndermori nje hap per sqarim me botimin qe i beri studimit te profesor A. Pipes lidhur me romanin Kronike ne gur. Sic dihet tashme ky studim ka qene shkruar si parathenie per botimin anglisht te romanit. Dihet gjithashtu qe romani ka qene perkthyer pikerisht prej Arshi Pipes.

Behet fjale per parathenien e refuzuar nga botuesi anglez. Cili ka qene konkretisht shkaku i acarimit tuaj

Parathenia u refuzua dhe per shkak te saj u prish kontrata duke u refuzuar bashke me te edhe perkthimi. Parathenia u gjykua e rrezikshme per autorin qe jetonte ende ne nje vend diktatorial. Por shkaku i acarimit tim ska pasur lidhje me kete. Po perpiqem te jem sa me i qarte. Normalisht une duhej te isha mirenjohes ndaj profesor Pipes per perkthimin. Dhe kam qene ne fillim teper mirenjohes. Une duhet ti isha mirenjohes gjithashtu edhe per parathenien teper interesante por nese do te mund ta takoja atehere do ti thosha Profesor ju faleminderit per vleresimin tuaj por ju keni theksuar jashtezakonisht shume tingellimin antikonformist te romanit tim. Ju e nxirrni ate si nje veper disidente antikomuniste qe denoncon luften e klasave e terrorin komunist madje demaskon personalisht shefin e ketij terrori Enver Hoxhen. Thene ndryshe ju keni mbicmuar shume meritat e mia si shkrimtar liberal madje me quani haptas rebel. Asnje shkrimtar ne Shqiperi nuk mund te shkruante nje veper te atille sic e mendoni ju kaq haptas kunder regjimit e aq me pak kunder Enver Hoxhes.

Gjirokastra perverse kete tablo Pipa e perqendron shume dukshem ne kritiken e tij duke e sintetizuar ne te vetmin synim se ky ishte qyteti i Hoxhes deri ne homoseksualitetin e tij qe ju keni dashur ta sofistikoni ne vepren tuaj. A e pohoni edhe ju nje gje te tille sepse mendohet se polemika ka lindur pikerisht per kete arsye

Ne studimin e tij A. Pipa i leshon shume nje kinse armiqesie time ndaj qytetit te lindjes. Madje lidhur me raportet e mia me Gjirokastren ai ben analogji me raportet e Dantes me Firencen e tij. Sdua te zgjatem me kete por dua te them thjesht dhe sinqerisht se kjo nuk ekziston. Qyteti im i lindjes mua sme ka bere ndonje te keqe e aq me pak te me kete debuar sic ka bere Firencja me Danten. Nderkaq po aq sinqerisht dua te pohoj se kur e kam lexuar kete jo vetem skam ndier ndonje bezdi por ndonese realisht nuk eshte e vertete si gjetje nga ana profesionale me eshte dukur interesante. Ashtu sic eshte gjetje e bukur e A. Pipes teza e transferimit te urrejtjes se nje njeriu kunder nje qytetit te tere.

Sa per ceshtjen e seksualitetit te E. Hoxhes jo vetem qe kjo nuk ekziston ne Kronike ne gur por as qe me ka shkuar ndermend. Probleme te tilla qofshin te verteta apo peshperima pa baze me jane dukur fare pa peshe qe as e ulin as e ngrene nje personazh historik per te mos thene se ne Evropen e sotme ka gjase me shume ta ngrene se ta ulin.

Nderkaq ne studimin e A. Pipes aludimet per Enver Hoxhen jane rresht te gjitha negative...

Kjo eshte e vertete. Krijohet pershtypja se une i jam qepur atij. Sot kur ne po e bejme kete bisede sot kur shume njerez mburren e kapardisen me kinse trimerite e tyre ne ate kohe une mund te krenohesha e te thosha se ja ne Kronike ne gur paskam bere kete apo ate aludim sic e ka konfirmuar edhe profesor A. Pipa qysh me parathenien e tij ne fillimet e viteve lsquo80 e me pas me 1987 ne revisten Telos te Nju Jorkut.

Cdo shkrimtar i ish-perandorise komuniste qe kishte rezerva per regjimin do te ishte i lumtur qe komente te tilla ti beheshin ne Perendim ne ate qe quhej bote e lire. Nderkaq shkrimtari vete me sakte se cilido e di se sa dhe ne cilat vepra ka qene ose jo qellimisht subversiv. Pyetja a ka qene i sakte zberthimi i Kronike ne gur prej A. Pipes ne nje vizion te pergjithshem smund te kete vecse nje pergjigje pozitive. Kjo lidhet me vete natyren e letersise kur kemi te bejme me letersine e vertete letersine normale. E kam thene shume kohe me pare se kjo lloj letersie eshte armike natyrale e diktatures. Duke theksuar se ne Shqiperi nuk lejohej disidenca kam thene gjithashtu se jam perpjekur te bej letersi normale ne nje vend anormal.

Kronike ne gur ka qene e tille. Pra pa metuar te jete rebele ka qene realisht e tille fale normalitetit te saj. Nga ky normalitet A. Pipa ka nxjerre te verteten e nje teksti te shkruar ne nje kohe qe eshte e huaj dhe armiqesore per te.

Sa per figuren e Enver Hoxhes per te pare sa ka ose nuk ka te drejte profesor Pipa do tju lutesha qe krahas kesaj interviste te botohej portreti i shkurter i Enver Hoxhes ne kreun 15 te Kronike ne gur. Eumlshte fare e qarte se ne kete portret nuk ka asnje grime pozitive. Sipas studiuesit francez E. Faye ka perkundrazi nje nuance te lehte negative. Lexuesi juaj ndihmuar ndoshta edhe nga ndonje analize e tekstit do ta kuptoje me qarte.

Mbetet gjithmone pyetja e acarimit tuaj me profesor A. Pipen...

Tekstin e A. Pipes e kam lexuar shume vone ne vitin 1987 ose 1988 kur rreziku nuk ishte me i tmerrshem si me pare. Jam habitur natyrisht dhe e kam kuptuar me mire pse eshte refuzuar. Botimi i tij si parathenie do te ishte fatal per mua. Megjithate nuk kam ndier asnje acarim ndaj A. Pipes. E kam shpjeguar thjesht si hutim naivitet ose mosvleresim te rrethanave. Sic e permenda me lart ishte e pranishme gjithmone kenaqesia qe nje kundershtar i regjimit komunist si A. Pipa kishte gjetur ne kete veper e ne disa te tjera kumte te lirise cka tregonte se keto vepra ishin normale. Pak kohe me pas me 1989-1990 pikerisht ne kohen e leterkembimit tim me ish-presidentin Alia si rrufe ne te kthjellet A. Pipa ne Zerin e Amerikes beri nje seri sulmesh kunder meje thelbi i te cilave ishte I. Kadare meqenese ska bere asgje per demokracine nuk ka te drejte te flase per te Merret me mend habia e me pas zemerimi im. Une qe sipas tij njezet vjet me pare skisha lene gje pa thene kunder regjimit dhe Enver Hoxhes tani spaskesha as te drejte te flisja per demokracine. Ne duar kisha korrekturat e Ftese ne studio dhe ashtu i zemeruar sic isha shtova ne tekst nje reagim te ashper e plot fyerje per te. Nder te tjera parathenia e tij pikerisht ajo qe e kisha cmuar mu duk tani qellimkeqe si nje kallezim ne polici.

E keni pohuar edhe vete se keni qene i ashper ne kritiken ndaj Arshi Pipes madje e keni tepruar. Ne nje botim te mevonshem i keni hequr fyerjet. Ka qene kjo nje kerkim ndjese e terthorte

Natyrisht. Ne botimin e pare te Fteses ne frengjisht pas nje viti ne mos gaboj gjeja e pare qe bera ishte te hiqja fyerjet kunder A. Pipes. Me pas ne nje interviste me shtypin shqiptar e pohova hapur se isha penduar.

Ne Shqiperi pendimi dhe kerkimi i ndjeses pothuajse nuk njihen ish-nomenklatura komuniste e cila shpejton te mbushe shtypin me kujtimet e saj roze jep shembullin me barbar per kete.. Ne raste te ndryshme kam kerkuar ndjese publikisht se paku tri-kater here dhe asnjehere nuk kam ndier bezdine me te vogel perkundrazi.

Po reagimi i profesor A. Pipes cili ka qene

Me sa jam ne dijeni gjate udhetimit te tij ne Shqiperi pas renies se komunizmit e kane pyetur shume here per kete incident por ai eshte shprehur shume pak. Nuk e di saktesisht cka ndodhur por pershtypja ime ka qene se kjo ngjarje fatkeqe ashtu sic me ka helmuar mua do ta kete helmuar edhe ate.

Keto dite eshte botuar libri i dyte Dosja Kadare me materiale te reja shume me te ashpra se i pari. Emri i shkrimtarit Dritero Agolli eshte me i godituri. Si jane marredheniet tuaja pas kesaj Ku eshte ndryshimi

Eumlshte vertet nje gje teper e papelqyeshme te lexosh gjera te tilla. Eumlshte teper deshperuese. Ndryshimi midis nesh bazohet ne nje gje themelore. Une skam shkruar kurre asnje radhe pas kraheve kunder atij dhe kunder askujt. Kurse ai dhe grupi i tij kane shkruar me qindra. Ky eshte superioriteti im mbi ta. Dhe kete smund ta ndryshoje asgje.

Ju keni qene miq. Shume njerez diskutojne per ftohjen tuaj. Ka mendime se ai nuk i ka nderruar bindjet e veta te majta gje qe i permendet si merite. Ju dihet i keni nderruar...

Mendoj se eshte e kunderta. Eumlshte ai qe i ka nderruar bindjet e tij e une jo. Ju mund te hapni syte nga habia por une do tjua vertetoj.

Ne kemi qene miq kjo eshte e vertete. Madje miq shume te afert qysh ne gjimnaz. Pas kthimit nga studimet e larta ne Rusi miqesia u be edhe me e forte per shkak te bindjeve te njejta politike. Ishte fillimi i viteve lsquo60. Ne ishim kunder regjimit dhe hapur flisnim kunder tij. E donim vendin por ishim te zhgenjyer nga komunizmi e sidomos nga versioni i tij shqiptar. Kjo vazhdoi gjer ne vitin 1966 kohe ne te cilen ai botoi librin e tij me te mire nje nder me te miret e kohes Zhurma e ererave te dikurshme.

Pastaj atij i vune syne per ti pergatitur nje karriere politike ne fillim si sekretar i Lidhjes se Shkrimtareve pastaj si kryetar. Ky ishte dhe mbarimi i te folures kunder rrjedhimisht mbarimi i miqesise sone. Thelbi i saj ajo qe ne ato kohera ishte shpirti i nje miqesie te vertete refuzimi i brendshem i regjimit vdiq. Mbeti vetem levozhga e jashtme.

A mund te shpjegohet me qarte nje gje e tille

Natyrisht. Ne nuk flisnim me kunder. Ishte e kuptueshme qe ai ti shmangej nje gjeje te tille sidomos kur u be anetar i Komitetit Qendror. Une gjithashtu sdoja te abuzoja duke ia kujtuar bisedat e vjetra. Ato mbeten sekreti yne i perbashket nje pakt heshtjeje i vazhdueshem. Asnjehere qofte edhe ne castet e mia te veshtira atehere kur ai me akuzonte sme ka shkuar mendja tia kujtoj. Ti thosha per shembull ti me akuzon mua si antisocialist si kunderrevolucionar si perqeshes te komunizmit por ti je si une ose se paku ke qene si une. Por ajo ishte nje kohe e mbrapshte kur ndodhnin gjera qe qysh tani mund te duken te pabesueshme.

Nuk e besoj qe Agolli per te me kundershtuar mua te mohoje ate kohe kohen e tij me te bukur. Te thote per shembull se nuk ka folur kunder regjimit dhe se une po fantazoj.

Ka nje paradoks ne kritikat e Agollit kur nga ana profesionale mendimet jane te sakta ndersa ne fund e hedh krejt poshte vepren duke permendur ketu rastin e romanit Koncert ne fund te dimrit roman qe mbeti pese vjet ne sirtar.

A mendoni se ish-kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve dhe te Artisteve e bente kete me vetedije

Eumlshte e vertete se analizat e tij jane te sakta qofte per Pashallaret e kuq qofte per Pallatin e endrrave e sidomos per Koncert ne fund te dimrit dokumenti 32 ne librin e Sh. Sinanit. Nuk ishte veshtire te gjente gabimet ideologjike ne keto vepra sidomos ai qe i kishte njohur mendimet e mia. Kishim folur sic thashe me lart mbare e prape. Per krimet e Stalinit per egersine e luftes se klasave tek ne per izolimin dhe mungesen e lirise. Perqeshjet talljet e hidhura per regjimin per te cilat ai me akuzonte sidomos ne denoncimin e fundit dok. 32 ne i kishim bere dikur se bashku.

Aktualisht si i keni marredheniet me Agollin i cili edhe sot vazhdon te gezoje sukses politik ndersa ju jeni afer Nobelit ku letersia juaj po cilesohet unike ne mbare boten

Marredheniet kane qene korrekte por pa ate tharmin qe permenda me lart. Shume vjet pas ftohjes sone me kujtohet ishte tetori i vitit 1983 ne u gjendem bashke me nje grup shkrimtaresh shqiptare ne Paris. Nje nga ditet e ftova per te pire nje kafe ne nje kafene te Chans Elizese. Isha kureshtar te dija nese kishte ruajtur dicka nga koha e pare. Ne te vertete kisha edhe nostalgji. Ishim vetem te dy dhe une ashtu si dikur hapa nje bisede delikate. Pak a shume biseda ishte kjo

I. K. - Me cthuhet ai ishte fjala per E. Hoxhen nuk e ka te gjate. Si mendon ti cdo te behet

D. A. - Po ajo dihet. Ramizi do ta marre.

I. K. - Ramizin e njohim. Eumlshte pa dyshim me i bute. Po eshte i lekundshem apo jo

D. A. - I lekundshem the Do kemi qyfyre me te. Ne mengjes do gdhihemi aleate me Bullgarine. Ne darke do te themi sjemi me me bullgaret u beme me Turqine.

Qeshem nje cope here si dikur dhe ndjeva nje keqardhje te jashtezakonshme qe ky njeri i terhequr nga idiotesia e karrieres e kishte braktisur ate qe duhej te ishte natyren e tij te vertete.

Ne dy raste ne mos gaboj kam shkruar per naten qe kemi kaluar ne Budapest gjate kthimit nga Parisi. Kam folur per nje sjellje te tij disi te cuditshme. Ne ate kohe nuk e dija se pikerisht tre muaj me pare me 17 korrik 1983 ai kishte shkruar raportin e tmerrshem kunder romanit Koncert ne fund te dimrit. Pare nga ky kend ka gjase qe sjellja e tij ne hotel teper prekese dhe e njerezishme te ishte nje shenje pendimi. Se paku keshtu me pelqen ta mendoj.

gusht 2005

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›