BB i jep Pakistanit 900 milionë dollarë për ripërtëritje

Washington, 17 gusht - Banka Botërore (BB) do t’i japë Pakistanit 900 milionë dollarë ndihmë për ripërtëritje nga vërshimet më të mëdha në historinë e këtij vendi.
Banka Botërore ka njoftuar se qeveria e Pakistanit ka kërkuar afro 900 milionë dollarë mbështetje financiare dhe se banka është e përkushtuar ta bëjë këtë.
Siç njofton REL, kjo shpallje u bë derisa Kombet e Bashkuara thonë se deri tash ka dështuar plani për mbledhjen e 460 milionë dollarëve nga donatorët ndërkombëtarë, për ndihmë të menjëhershme, për afro 20 milionë njerëz, sa vlerësohet se janë prekur nga katastrofa.
OKB-ja ka tërhequr vërejtjen se 3.5 milionë fëmijë pakistanezë aktualisht janë të rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse, nga pasojat e vërshimeve.
Nga ana tjetër, zyrtarët kanë thënë se çmimi i tërësishëm i rindërtimit në Pakistan, pas kësaj katastrofe, mund ta arrijë shumën 15 miliardë dollarë.