Parku i “Taukbahçes”, vend argëtimi dhe freskie për kryeqytetasit

Prishtinë, 16 gusht - Me lodra nga më të ndryshmet, me hapësira për të vrapuar lirshëm e për të nxjerrë energjinë e madhe fëmijërore, parku “7 xhuxhët” në lagjen “Taukbahçe” kësaj vere është bërë një ndër hapësirat më interesante dhe më të preferuara të fëmijëve dhe prindërve të tyre, shkruan gazeta Koha Ditore.
Ajri i pastër dhe freskia që vjen nga drunjtë e gjelbërimi i parkut të “Taukbahçes” ka bërë që përveç fëmijëve, këtë park ta shfrytëzojnë edhe të moshuarit qoftë për të pushuar, qoftë për të ecur në shtegun për këmbësorë të parkut.
Sipas punëtorëve të parkut gjatë një dite, sidomos në mbrëmje, parkun e frekuentojnë rreth 500 fëmijë.
Këtë fundjavë disa fëmijë vraponin e kërcenin nëpër hapësirën e gjelbëruar, disa nëpër lodrat e buta me figura të filmave vizatimorë ndërsa ata më të guximshmit çanin qiellin me britmat e tyre të frikës dhe gëzimit të të luhaturit në kolovajzat e shpejta dhe të larta.
Lisi, 8 vjeç i cili kishte ardhur të premten në parkun “7 xhuxhët” me nënën e tij nga lagja “Kodra e Diellit” kënaqej duke kërcyer në lodrën e tij të preferuar “Balena”. Vëllai i tij Guri (6) pëlqente vozitjen e veturave të vogla dhe përpiqej t’i kalonte bashkëmoshatarët e tij në pistën e vogël. “Kënaqem kur vij këtu, ka plot lodra, më pëlqen sidomos ‘Balena’”, tha Lisi.
Afrim Krasniqi tha se i sjell fëmijët e tij te “7 xhuxhët” për t’u argëtuar, pasi që nuk ka shumë mundësi për të argëtuar fëmijët ndryshe në kryeqytet. “Vetëm në këtë park i sjell fëmijët, pasi që nuk ka vend tjetër të këtij lloji”, tha Krasniqi.
Por nëna e Lisit dhe e Gurit, u ankua në çmimet paksa të larta të lodrave në këtë park. “Lodrat këtu janë interesante, fëmijët po kënaqen, por çmimet nuk janë edhe aq të lira, duke marrë parasysh buxhetin e familjeve kosovare”, tha ajo. Sipas saj, në Tiranë dhe në qytetet bregdetare të Shqipërisë, çmimet për të njëjtat lodra kanë shifra të njëjta me këto në Prishtinë, “por ato janë në lekë, që i bie se janë më të lira”.
çmimet për zhetonët, varësisht nga lodra që shfrytëzohen në këtë park sillen nga 50 centë deri në 1 euro.
Bexheti (23), i cili kujdeset për sigurinë e fëmijëve në hapësirën e veturave me rrymë, tha se është i kënaqur me punën që bën, sepse i pëlqen të kujdeset për fëmijët.
“Unë punoj në këtë park prej hapjes së tij dhe këtë punë e bëj me kënaqësi”, tha ai.
Bexheti pajtohet se çmimi i zhetonëve në këtë park është pak i lartë për standardin kosovar. “E di që është pak shtrenjtë, por këto janë çmimet që i kanë vendosur pronarët”, tha ai.
Parku “7 xhuxhët” u është dhënë me qira pronarëve të lodrave nga Komuna e Prishtinës për 10 vjet, që nga viti 2006.
Përveç këtij parku, në kryeqytet funksionon edhe një park tjetër i ngjashëm, i vendosur në hapësirën para QKUK-së.