BB6, edicioni i fundit në Shqipëri?

Big Brother uli siparin e edicionit të gjashtë të tij mbrëmjen e së shtunës, ku mes katër finalistëve, Shpendi, Elona, Ilir dhe Anaidi u shpall fitues ky i fundit.
Por kete e pasoi një lajm që ka trondtur jo pak ata që e kanë dëgjuar, që edicioni i gjashtë i këtij reality konsiderohet edhe si i fundit.
Sipas mediave shqiptare, ka zëra që thonë se “Big Brother” nuk do të realizohet më, megjithë këta zëra mbeten në kuadrin e thashethemeve dhe lajmi është i pakonfirmuar nga autorët.
Por shikuar nga disa elementë të matshëm si rënia e reklamave (shumica e reklamave gjatë Big Brother ishin reklama me shkëmbim), rënia e audiencës, etj., nuk është çudi që vitin tjetër të mos kemi mundësinë të shohim BB7. /Indeksonline/