E Diel, 1 Nëntor 2026

Dr.Flori i fali famën në një ditë

Rokeri 19 vjeçar, Tiri Gjoci, që këndon së bashku me Dr. Florin në klipin më të përfolur të javës “Zemërthyer”, po jeton emocionet e famës së menjëhershme.

I zgjedhuri i Dr. Florit dhe Ermal Mamaqit për këtë rebelim artistik ndaj politikës, ai tregon se si u bë i njohur për një ditë, edhe pse këndonte prej gjashtë vitesh me grupin e tij “Bon, bon Band”.
“Mund të konsiderohem artist i ri relativisht, pasi kam më tepër se 6 vjet që merrem me muzikë si solist i “Bon Bon Band”, i formuar që në vitin 2007. Me Dr. Florin jemi njohur në Festivalin e 51-të në RTSH, dhe para disa javësh më kontaktoi për këngën “, ka thenë ai për “Panorama, duke shtuar:

“Sikurse dhe dihet, kënga është një bashkëpunim i Dr. Florit me Ermal Mamaqin. Unë jam Tiri, jam 19 vjeç dhe studioj në vitin e katërt të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Unë bëj muzikë rock dhe, nëse do të isha zhgënjyer personalisht nga politika apo gjetkë, do të kisha realizuar një këngë që do kishte për autor Tirin.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›