BB6 zbulon sekretet e banorëve, Joana heq dorë nga loja për Anaidin
Tiranë- Një spektakël të vërtetë me emocione ka dhuruar mbrëmjen e së shtunës Vëllai i Madh i shtëpisë më të njdekur në Shqipëri, Big Brother Albania.
Për banorët tashmë nuk do të ketë më indikacione gjatë javës, pasi të shtunën janë zbuluar tqë gjithë sekretet e tyre.
Çka ka sjellë çudi, habi mes tyre, të papritura, por ka patur edhe sekrete që janë komentuar mde të qeshura si ai i Ilirit, Unë di mbi 1000 tekste këngësh përmendësh.
Ndërsa sekreti i Eldorëas, Etlevës, Anaidit kanë ngjallur emocion dhe janë duartrokitur shumë edhe nga vetë banorët. Por edhe kjo është një provë për ta. Banorët që kanë gjetur sekretet nuk duhet absolutisht të tregojnë se cilin sekret kanë gjetur.
Ndërsa emocionet më të forta kanë qenë ato të rezervuara për momentin e eleminimit, që këtë javë ishte një farsë pasi nuk ka patur televotim dhe asnjë nga banorët nuk ka dalë nga shtëpia,.
Por Anaidi dhe Joana janë gjetur përpara një vështirësie shumë të mdhë, ata duhet të zgjidhnin se kush nga të dy duhet të qëndrontëe në shtëpi.
Anaidi ka treguar se për një ëndërr aq të madhe sa finalja e Big Brother, ka braktisur Joanën, gjë të cilën nuk e ka bërë kjo e fundit, duke nominuar veten për të dalë e për të hequr përfundimisht dorë nga loja.
Por në fund Joana është rifutur në një mënyrë të veçantë në shtëpi, hipur në një makinë duke habitur të gjithë banorët aty brenda.
Televotimi këtë javë është hapur, publiku nga Shqipëria mund të votojë në numrin 56666 dhe nga Kosova në numrin 55099. Të nominuarit e kësaj jave janë: Anaidi, Joana, Edberi dhe Rike.