Elbasan, mijëra besimtarë kremtuan Pashkët Ortodokse
ELBASAN - Me mijëra besimtarë Ortodoksë kanë kremtuar Pashkët Ortodokse në Kishat e qytetit të Elbasanit. Të moshuar, familjarë dhe fëmijë të të gjitha moshave ishin të pranishëm në Kishën më të madhe në Qarkun e Elbasanit, “Shën Koll”.
Me qirinj në duar besimtarët Ortodoks janë lutur për ringjaljen e Krishtit dhe vetëflijimin e Krishtit për një botë të paqtë dhe të begatë.
Peshkopi i kishës së “Shën Kollit”, Papa Kristo mbajti një meshë për besimtarët ortodoks të cilët kishin mbërritur nga Greqia dhe Italia vetëm për të kremtuar Pashkët në vendlindje.
Në fjalën e tij Papa Kristo u shpreh se, “njerëzit duhen ta duan më shumë njëri-tjetrin dhe duhet të përcojnë dashuri dhe mirësi në çdo hap të jetës së tyre. Krishti u sakrifikua për jetët tona, që të ishin më të begata dhe të lumtura prandaj edhe ne sot i falemi Krishtit për cdo sakrificë, që ka bërë për njerëzimin”.
(ad.ti/shqiptarja.com)