E Hënë, 2 Nëntor 2026

BBC: Dokumentari “Ozzy Osbourne; Coming Home” do të shfaqet më 2 tetor

LONDËR, 17 shtator /ATSH-DPA / – BBC-ja ka konfirmuar se dokumentari  “Ozzy Osbourne; Coming Home”, i cili u shty për të respektuar dëshirën e familjes së tij – pas vdekjes së legjendës së muzikës rock, do të transmetohet më 2 tetor në orën 21:00 në  “BBC One” dhe “iPlayer”.

Fillimisht, dokumentari ishte planifikuar më 18 gusht, por u zëvendësua nga një episod i “Fake Or Fortune?” dhe transmetimi u shty.

Dokumentari një-orësh tregon ribashkimin e Ozzy Osbourne me “Black Sabbath” në skenë dhe ndjek historinë e tij dhe bashkëshortes së tij Sharon, ndërsa rikthehen nga SHBA-ja në Buckinghamshire – pas dy dekadash qëndrimi atje.

Projekti, fillimisht u mendua si seri televizive nën titullin “Home To Roost” në 2022, por u shndërrua në një film njëorësh për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Osbourne.

Filmi ofron një qasje të rrallë të familjës Osbourne, duke përfshirë Sharon dhe fëmijët Kelly dhe Jack.

Ozzy Osbourne u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit në 2019 dhe vdiq më 22 korrik në moshën 76-vjeçare, pak javë pas ribashkimit të tij me grupin “ Black Sabath” për koncertin  e lamtumirës “Back To The Beginning” në qytetin e tij të lindjes, Birmingham.

Përveç dokumentarit të BBC-së, më 7 tetor do të nisë në “Paramount” , filmi i gjatë mbi jetën e Ozzy, “Ozzy: No Escape From Now”, duke përfshirë intervista me anëtarë të “Black Sabbath” dhe miq të tjerë të famshëm nga “Guns N’ Roses” dhe “Metallica”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›