GAZË – Të paktën 13 të vrarë pas sulmit izraelit në spitalin Al-Shifa

TEL AVIV, 17 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 13 palestinezë janë vrarë në sulmin e dyshuar izraelit në Qytetin e Gazës pranë spitalit al-Shifa, sipas burimeve mjekësore.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se raportet po hetoheshin.
Banorët deklaruan se anëtarët e një familjeje që po largohej nga jugu u goditën gjithashtu.
Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më herët se të paktën 45 persona ishin vrarë sot në sulme të ndara në Rripin e Gazës, përfshirë 32 të vrarë në Qytetin e Gazës.
Izraeli nisi dje një ofensivë tokësore në Qytetin e Gazës. Sipas qeverisë, qëllimi është të shpërbëjë organizatën islamike Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.
Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi dhe terroristë të tjerë islamikë nisën sulmin ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1 200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 në Rripin e Gazës.
“Që atëherë, më shumë se 65 000 palestinezë në territorin bregdetar janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi. //a.i/