BBC: Roja bregdetare greke shkaktoi vdekjen e dhjetëra emigrantëve në det

“Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare”, kështu e nis artikullin BBC, bazuar në dëshmitë e disa dëshmitarëve.
Sipas BBC, mbi 40 persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke ose janë nxjerrë në det pasi kanë mbërritur në ishuj.
Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga roja bregdetare greke, duke kundërshtuar me forcë akuzat për këtë veprimtari të paligjshme.
Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Por kjo është hera e parë që BBC ka llogaritur numrin e incidenteve që pretendojnë se viktimat kanë ndodhur si rezultat i veprimeve të rojës bregdetare greke.
15 incidentet që analizoi BBC të datës maj 2020-2023, kanë rezultuar në 43 humbje jetësh. Në artikull nënvizohet se verifikimi i llogarive të tilla është jashtëzakonisht i vështirë, Por në katër nga këto raste ka qenë në në gjendje të vërtetonte rrëfimet nga dëshmitarë okularë.
/rtsh.al/