BDI, Bilalli: Xhaferi kryeministër, arritje historike. Ajo karrige ka qene e ndaluar per nje shqiptar

Arta Bilalli, një politikane shqiptare mjaft e njohur në Maqedonia e Veriut, në emisionin ‘3D’ të Alban Dudushit në RTSH, deklaroi se zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër, është një arritje historike, pasi, sipas saj, “ajo karrige ka qenë e ndaluar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”.
“Posti kryeministror duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut është republikë parlamentare, dhe fjalën më së shumti e ka qeveria, është i një niveli të lartë shtetëror. Pozita e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut nuk është mbajtur asnjëherë nga ndonjë shqiptar, e bën këtë një ngjarje historike. Në Shqipëri qytetarët nuk i kanë parë postet me tabu. Por karrigia e kryeministrit në Maqedoni ka qenë e ndaluar. Edhe në fushatë nuk na besonin në 2020, por ja që u arrit. Ka marrë jehonë nga Shqipëria dhe Kosovë dhe kjo tregon se është e rëndësishme.”, tha Bilalli.
/rtsh.al/