BDI vazhdon turneun partiak nëpër qytete

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të vazhdojë sot turneun partiak nëpër qytete. Kreu i kësaj partie sot do të qëndrojë në Strugë në takimet me qytetarët.
Në takimin që do të zhvillohet në hotelin “Drim”, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti dhe përfaqësuesit e lartë partiak dhe qeveritar do të informojnë qytetarët lidhur me regjistrimin e popullsisë, zhvillimet aktuale politike, prioritetet dhe projektet qeveritare.
Ky takim në Strugë vjen kryesisht për regjistrimin, dhe do të shfrytëzohet momenti për të informuar edhe diasporën e këtij qyteti, që gjendet për pushime në vatrat familjare.
Pas Strugës, BDI pritet të vazhdojë turneun në Dibër, Ohër dhe qytete tjera. Nga fundi i vitit të kaluar filloi axhenda e tillë e kreut të kësaj partie për të informuar qytetarët.