E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre sulme ajrore amerikane ne Pakistan se paku 15 te vrare

Pakistan 1 Janar 2011 NOA - Nga sulmet ajrore te tre aeroplaneve te Shteteve te Bashkuara pa ekuipazh ne pjesen veriperendimore te Pakistanit jane vrare sot ne diten e pare te Vitit te Ri 2011 se paku 15 vete.

Zyrtaret e inteligjences se Pakistanit thane se cak i sulmeve ishin militantet ne rajonin e Vaziristanit Verior raporton radio Free Europe.

Te premten nga nje sulm i aeroplanit amerikan pa ekuipazh raportohet se eshte goditur nje konvoj ne Vaziristanin Verior me crast jane vrare pese vete.

Me se 100 sulme te ketilla jane ndermarre gjate vitit 2010 ne rajonin kufitar veriperendimor.

Territori pakistanez afer kufirit me Afganistanin konsiderohet se eshte baze e talibaneve dhe e al-Kaides.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›