BDI:“Çervenkovski synon përçarjen e koalicionit qeveritar”

Branko Çervenkovski e sheh BDI-në si rrezik ndaj partisë së tij dhe ka për qëllim që të shkaktoj përçarje në mes partnerëve të koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI. Kështu i kundërpërgjigjet BDI-ja kreut të LSDM-së, Cervenkovski, i cili ka deklaruar se “në qeverinë Gruevski tek partia e Ahmetit për momentin është duke dominuar krahu i tenderëve se sa ai politik”.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi të premten se në BDI ekziston vetëm një krah dhe ai është krahu që synon t’i realizoj premtimet parazgjedhore... Sa për tenderët, tenderët e vetëm të cilët BDI-ja i ka bërë dhe i ka fituar në këto 100 ditë janë ligji i amnistisë, janë ligji për simbolet, janë ligji i flamurit dhe shumë ndryshime tjera legjislative dhe implementimi i tyre”, tha Osmani, raporton Alsat M.
“Ne e kuptojmë qëllimin e Cervenkovskit për të krijuar konflikt ndërmjet partnerëve të koalicionit, për t’i arritur qëllimet e veta, mirëpo dua t’i bëj me dije atij dhe gjithë opinionit se BDI ka arritur që parimin e vet politik, qeverinë ta formojnë fituesit në dy kampet etnike, është bërë tani edhe parim shtetëror ose është realitet politik dhe kjo do të mbetet edhe në të ardhmen”, tha Osmani.