E Diel, 1 Nëntor 2026

BE 1.1 milione euro per Universitetin Bujqesor

Studentët e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës tashmë kanë mundësi të kryejnë analiza të tokës dhe ujit në laboratorin e ri i financuar me fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, pranë këtij laboratori mund të kryhen analizat e mjedisit jo vetëm për kërkim shkencor por edhe për studime që do t'i vlenin shumë institucioneve të interesuara.

Por ministri pranoi se hapja e laboratoreve të këtij standardi kërkon investime të mëdha dhe ndryshim të kurrikulave.

I pranishëm në përurimin e dy laboratoreve për analizat e ujit e tokës ishte dhe ambasadori i bashkimit evropian në Tiranë Ettore Sequi. Në fjalën e tij, ai u premtoi studentëve se Bashkimi Evropian do të mbështesë me fonde kërkimin shkencor në universitet.
Arsimi
Votime në Universitete
Zgjedhjet në Universitete, Kule përballë Hafizit
MASH, gati formularët për maturën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›