Keni ende kohe per statusin

Në tetor, klasa politike shqiptare duhet të tregojë para ndërkombëtarëve
sesa ka punuar per integrimin e vendit në familjen europiane.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka saktesuar se deri ne vjeshte politikanet shqiptare kane shume pune për të bërë për të plotësuar 12 rekomandimet e vendosura nga Bashkim i Europian.
Ambasadori ka vleresuar edhe njëherë konsensusin per miratimin e Kodit Penal ne Kuvendin e Shqiperise, duke thene se ky ishte nje hap pozitiv dhe ka bere apel qe te vazhdohet edhe me tej ne kete rruge.
Keto deklarata zoti Sequi i beri gjate nje vizite ne Uniersitetitn bujqesor per te cilin BE ka dhene nje ndihme prej 2 milion euro per blerjen e pajisjeve shkencore qe do te perdoren per analizat e cilesise se tokes.
BE, financime për Universitetin Bujqësor
Studentët e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës tashmë kanë mundësi të kryejnë analiza të tokës dhe ujit në laboratorin e ri i financuar me fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, pranë këtij laboratori mund të kryhen analizat e mjedisit jo vetëm për kërkim shkencor por edhe për studime që do t'i vlenin shumë institucioneve të interesuara.
Por ministri pranoi se hapja e laboratoreve të këtij standardi kërkon investime të mëdha dhe ndryshim të kurrikulave.
I pranishëm në përurimin e dy laboratoreve për analizat e ujit e tokës ishte dhe ambasadori i bashkimit evropian në Tiranë Ettore Sequi. Në fjalën e tij, ai u premtoi studentëve se bashkimi evropian do të mbështesë me fonde kërkimin shkencor në universitet.