BE, 2 raporte për Shqipërinë në nëntor
Kërkesa e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian pritet të merret në shqyrtim në muajin nëntor, në të njejtën kohë me Malin e Zi. Ky zhvillim i konsideruar si pozitiv për Shqipërinë u konfirmua dje nga komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule. "Po, është në fakt parashikimi i punës dhe qëllimi i Komisionit që t'u prezantojë vendeve anëtare, Këshillit, opinionet për të dy vendet, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, në të njëjtën kohë, si pjesë përbërëse të paketës mbi Zgjerimin, që ju me të drejtë e përmendet nëntorin, siç parashikon kalendari", ju përgjigj komisioneri pyetjes për kohën në të cilën do të shyrtohet kërkesa e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, po në nëntor Komisioni Europian do të duhet të miratojë edhe një dokument tjetër për Shqipërinë, përkatësisht Progres-Raportin, i cili shpërndahet çdo vit në të njëjtën periudhë. Progres-Raporti është dokumenti kryesor vlerësues për vendet aspirante në BE. Por ajo që është e sigurt, lidhet me faktin se deri në muajin nëntor, vendi ynë duhet të plotësojë një sërë detyrimesh dhe të kryejë disa reforma. Po kështu situata politike në vend ka një rëndësi të madhe në diskutimet për statusin. Kjo lidhet edhe me faktin se dy ditë më parë ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian vendosën në Luksemburg që kërkesa për statusin do të lidhet ngushtë edhe me kriretet evropiane të Kopenhagenit, të cilat nënkuptojnë edhe kriteret politike të një vendi, dhe jo vetëm ato teknike. “Këshilli kujton se aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE i pranuar në prill të 2009-ës, do të vlerësohet në përputhje me parimet e përcaktuara në Traktatin e BE-së dhe kriteret e përcaktuara nga Këshilli Europian i Kopenhagenit në 1993, dhe po kështu nga konkluzionet e Dhjetorit të vitit 2006 të Këshillit Europian në konsensusin e rinovuar për zgjerimin”, theksohet në deklaratën e përbashkët të ministrave të BE-së. Në këtë kuadër sipas Këshillit, palëve politike në vend duhet të gjejnë fillimisht zgjidhje për krizën politike në vend Po kështu deklarata inkurajojë Shqipërinë të vazhdoj në mënyrë aktive reformat e nevojshme për të impementuar në mënyrë të butë dhe të shpejtë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, duke marrë parasysh prioritetet evropiane dhe përsërit mbështjen e tij për perspektivën evropiane për Shqipërinë. Në lidhje me përgatitjet e saj për këtë status, Shqipëria ka dorëzuar pak ditë më parë në Bruksel edhe pyetjet shtesë të pyetësorit të ardhur nga Komisioni Europian. Po kështu përsa i përket kriterit politik dhe negociatave, ministria e Integrimit, njëkohësisht zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu deklaroi se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë ligjore për të bërë transparencë të plotë për çdo çështje. “Qeveria shqiptare vlerëson gjithashtu qëndrimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për zgjidhje të ngërçit politik në Shqipëri në bazë të parimeve kushtetuese, duke garantuar se kuadri ligjor dhe institucional i vendit mundëson transparencë të plotë të çdo dokumenti apo çështjeje në diskutim”, deklaroi zëdhënsia e qeverisë. Po kështu edhe më parë qeveria shqiptare ka theksuar se ajo do të bëjë të gjithë përpjekjet e duhura për të arriturmarrjen e këtij statusi brenda këtij viti. Kështu Shqipëria dhe Mali i Zi janë edhe vendet më favoritë për të përfituar statusin e vendit kandidat në bashkimin Europian në fund të këtij viti. Ajo që penalizohet është vendi ynë fqinjë, Maqedonia, sepse zyrtarët e lartë të BE-së kanë vendosur ta shyrtojnë statusin e saj në Bashkimin Europian vetëm pasi ky vend të gjejë një zgjidhje me Greqinë për çështjen e pavendosur të emrit. Këto vendime pritet të merren gjatë presidencës belge të Bashkimit Europian e cila do të nisë zyrtarisht në 1 korrik të këtij viti për të përfunduar në 1 janar. Në mbledhjen e dy ditëve më parë, e cila u zhvillua në Luksemburg, 27 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së lëshuan një deklaratë të posaçme për Shqipërinë, në të cilën theksohet se “Këshilli vazhdon të jetë i shqetësuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri të krijuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Ai vlerëson kthimin e opozitës në Parlament, si pasojë e iniciativës lehtësuese të marrë nga krerët e grupeve parlamentare të PE-së, Daul dhe Schultz, në emër të grupeve politike që përfaqësojnë dhe me mbështetjen e komisionerit për Zgjerim, Fule. është limiti i fundit kohor për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale, në një bazë që do t’i qëndrojë testit të kohës”.
#