BE, 50 milionë euro asistencë Shqipërisë për reformat që nevojiten në përmbushjen e detyrave të MSA-së
Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të KE-së në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan, nënshkruan dje pasdite Marrëveshjen Financiare mes qeverisë shqiptare dhe KE-së, për vënien në jetë të ndihmës financiare të BE-së, nën Instrumentin e Ndihmës së Para Anëtarësimit (IPA) 2007 të Programit Kombëtar. Fondi që i jepet Shqipërisë në kuadër të këtij Programi është 49.3 milionë euro, ndërkohë që Marrëveshja financiare jep një listë projekt-propozimesh që do të financohen nga ndihma e BE-së. Këto projekte, që janë përzgjedhur e miratuar nga qeveria shqiptare, kanë qëllim kryesor të ndihmojnë Shqipërinë për t