Njerëzit e Edvinit, në alarm mos preket piramida e korrupsionit
Rritja eksponenciale e dozave të protagonizmit politik të lidershipit të Partisë Socialiste ditët e fundit, ka prodhuar për fat të keq skarcitetet e para në raport me ato që priteshin nga opozita në tërësi dhe nga selia rozë në veçanti, për shkak se mban skeptrin e drejtueses së pakicës parlamentare. Ndërsa shumëkush priste që plan-veprimi i paralajmëruar nga PS të përmbante një axhendë të detajuar, bashkëngjitur me vizionin dhe alternativën përkatëse (nëse ekziston me të vërtetë një e tillë), kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, prezantoi dje gjatë një komunikimi me mediat në pak radhë disa sentenca parimore mbi të cilat kjo forcë pretendon se duhet të bazohet reforma e sapofilluar në sistemin problematik të drejtësisë. Sipas Leskaj propozimet të veshura nën petkun e një planveprimi, të premtuar një ditë më parë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, duhet që të lidhen me