BE, Buzek: Zgjedhjet, të një rëndësie të veçantë
Vetëm pak orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, Bashkimi Europian paralajmëron Shqipërinë se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë dhe se këtë të diel Shqipëria është në vëmendjen e BE-së.
Deklaratat i bëri Presidenti i Bashkimit Europian, Jerzy Buzek, i cili apeloi për zgjedhje që të plotësojnë standartet, pasi janë vendimtare për vazhdimësinë e Shqipërisë.
Byzek vuri në dukej edhe numrin e madh të vëzhguesve ndërkombëtarë të dërguar në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve. Ai tha se janë dërguar rreth 500 vëzhgues.