E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bin Laden po planifikonte sulme të reja

Shtepia ku u vra Osama bin Laden

Dokumentet e gjetura në shtëpinë ku u vra kryeterroristi Osama bin Laden tregojnë se ky i fundit ishte duke planifikuar sulme të reja në SHBA, përfshirë edhe 10 vjetorin e sulmeve në kullat binjake, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët amerikanë janë duke shqyrtuar kompjuterat, DVD dhe dokumente të tjera të cilat janë gjetur në shtëpinë e Osama bin Laden në Abotabad ku besohet se ka qëndruar aty 5 vitet e fundit.

Gjithashtu njoftohet se presidenti Barak Obama do të takohet me disa ga trupat që morën pjesë në aksion. Ai do të zhvillojë një takim privat sot në Fort Campbell Kentucky, me një pjesë nga Navy Seals që morën pjesë në aksionin për vrasjen e Osama bin Laden.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›