BE, Gentiloni: Presim që Rusia të respektojë kontratat, por dhe nëse s’e bën jemi të përgatitur, kemi rezerva gazi

Komisioneri ekonomik, Paolo Gentiloni, deklaroi se Bashkimi Evropian pret që Rusia të respektojë kontratat e energjisë për të cilat ka rënë dakord, por BE është e përgatitur ta përballojë sfidën nëse nuk e bën këtë.
I pyetur për ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 1, Gentiloni u tha gazetarëve: “Ne presim që Rusia të respektojë kontratat që ka”.
“Por edhe nëse sasia e energjisë ndërpritet, BE-ja është e gatshme të reagojë,” tha ai në konferencën e biznesit të Forumit Ambrosetti në Italinë veriore, duke vënë në dukje nivelet e larta të ruajtjes së gazit dhe planet për të kursyer energjinë në dimër. Reuters
/rtsh.al/