BE-Gjeorgji, fillojnë negociatat për asocim
"Gëzohem që jam këtu për fillimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes për asocim mes Gjeorgjisë dhe BE-së. Ajo ka për qëllim përforcimin e marrëdhënieve mes Gjeorgjisë dhe
BE-së", theksoi Ashton në konferencën e përbashkët për median me presidentin gjeorgjian, Mihail Sakashvili në qytetin gjeorgjian, Batum.
"Marrëveshja do të paraqesë kornizën për marrëdhëniet e reja. Me përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Gjeorgjisë dhe BE-së mund të kontribuojmë për zhvillimin demokratik të Gjeorgjisë, për stabilizimin e saj dhe mirëqenien në plan afatgjatë", shtoi Ashton.
Presidenti gjeorgjian, Sakashvilli, duke shprehur kënaqësi për etapën e re të bashkëpunimit me BE-në, theksoi se "Gjeorgjia është Evropë, Gjeorgjia u kthye në Evropë dhe qëllimi i reformave është që të krijojmë shtetin e parë evropian në rajonin e Kaukazit".