E Diel, 1 Nëntor 2026

Fidel Kastro rishfaqet srish

Për herë të katërt brenda pak ditëve, lideri kubanez, Fidel Kastro rishfaqet në publik.

Ish-presidenti sipas dëshmitarëve ka vizituar akuarimin e Havanës ku ka marrë pjesë në një shfaqje me delfinë.

“Ndenji përreth dy orë në parkun kombëtar të akuariumit dhe u duartrokit prej njerëzve”, deklaroi një dëshmitar i cili ndodhej në të njëjtën shfaqje bashkë me familjen e tij.

Rishfaqja e Kastros vjen në periudhën kur Kuba ka nisur një fushatë lirimesh të të burgosurve politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›