BE: Marrëveshja interim me Serbinë, nëse bashkëpunon me Hagën
BRUKSEL- Këshilli i Ministrave të BE nuk do të diskutojë mbi shkrirjen e marrëveshjes së tregtisë interim me Serbinë në takimin e së hënës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
“Përsa i përket marrëveshjes interim me Serbinë, do të shohin si kanë rrjedhur gjërat, ose të presim për arrestimin e të dyshuarit, ose vlerësimin e Kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës Serge Brammertz nëse është arritur bashkëpunimi i plotë mes Serbisë dhe Hagës”- tha zëvëdhënësja e presidencës franceze në BE, Maria de Carne, duke shtuar se raporti i Brammertz do të paraqitet në dhjetor.
Përsa i përket cështjes së Kosovës, ajo tha se presidenca e BE-së shpreson që misioni i EULEX-it shumë shpejt do të shtrihet në të gjithë Kosovën.
Takimi i ministrave të jashtëm të BE do të përqëndrohet në marrëdhëniet me Rusinë Moldavinë dhe Uzbekistanin. Po javën e ardhshme do të zhvillohet dhe samiti i krerëve të shtetit të vendeve në BE do të zhvillohet më 15- 16 tetor ku do të diskutojnë për krizën ekonomike botërore.
(s.g/BalkanWeb)