E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, deputetët serbë propozojnë sanskione ndaj Malit të Zi

Deputetët serbë propozojnë sanksione kundër Malit të Zi ndaj vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Disa nga kërkesat që janë propozuar për t’u miratuar në Parlament është ndalimi i fluturimeve nga Beogadi në Mal të Zi, të shpallen persona non grata politikanët malazezë si dhe konfiskimi i pronave të funksionarëve malazezë në Serbi. 

BEOGRAD- Deputetët serbë propozuan një sërë masash hakmarrëse ndaj Malit të Zi e Maqedonisë pas vendimit për njohjen eKosovës. Për deputetët serbë vendimi i Maqedonisë nuk i ka habitur aq shumë, madje vendimi ishte i pritshëm pasi, sic argumentojnë ato, është një shtet gjysmë shqiptar. Atë cfarë nuk kanë pritur, ishte pikërisht vendimi i Malit të Zi, të këtij shteti dikur “vëlla” (Serbia dhe Mali i Zi ishin një shtet i vetëm deri në fillim të 2006).
Disa nga kërkesat që kanë propozuar për t’u miratuar si ndëshkim për Malin e Zi, janë: ndalimi i fluturimeve nga Beogadi në Mal të Zi; të shpallen persona non grata politikanët malazezë, madje të dëbohen dhe të sëmuret e shtruar në spitalet serbe; konfiskimi i pronave të funksionarëve malazezë në Serbi etj.
Podgorica dhe Shkupi shpallën njohjen e pavarësisë më 9 tetor, një ditë pasi OKB votoi pro kërkesë serbe për t’i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

(s.g/e.k, NEWS24/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›