E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Nikoliçit: Kosova, kusht për integrimin evropian të Serbisë

14-06-2012 / Gazeta 55

Daçiç: Moska më ka këshilluar që të braktis Tadiçin e të bëj koalicion me Nikoliçin

Presidenti i ri i Serbisë u përpoq dje të siguronte udhëheqësit evropianë se ai i ka ndryshuar qëndrimet e tij të skajshme anti-perëndimore, duke thënë se vendi i tij shpreson të marrë miratimin e Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Gjatë vizitës së parë në Bruksel si President, zoti Nikoliç tha se “nuk ka të ardhme më të mirë për Serbinë sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian”. Ai i bëri komentet pas një takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian,  Katherine Ashton. “Pavarësisht nga problemet për formimin e qeverisë, ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ta marrë miratimin e BE-së përpara fundit të vitit për të hapur negociatat e pranimit,' tha zoti Nikoliç. Por, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ia kanë bërë me dije kryetarit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliç-it, se kusht kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së, është përmirësimi i raporteve me Kosovën. “Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovës mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së). Me fjalë tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t’i mundësuar Komisionit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso pas një takimi me Nikolliçin në Bruksel. Ndërkohë, gjatë bisedave me dyer të mbyllura, zyrtarët e BE-së kanë diskutuar me presidentin e ri serb, Tomisllav Nikoliç, lidhur me fjalimet provokuese. Nikoliç ka vënë në pikëpyetje nëse vrasja e 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995 përbënte gjenocid. Polemika ngjalli edhe deklarata e tij se Vukovari, qyteti kroat shkatërruar nga forcat serbe në vitin 1991, është qytet serb.
Daçiç: Moska më ka këshilluar që të braktis Tadiçin e të bëj koalicion me Nikoliçin
Lideri, që duket se do të ketë rol kryesor në formimin e Qeverisë së Serbisë, tha se Rusia i ka kërkuar që të arrijë koalicion me nacionalistët dhe të heqë dorë nga aleanca me demokratët e Tadiçit.

Ivica Daçiç, lider i socialistëve, tha se ngjashëm ka qenë nën presion para 4 vjetësh kur Uashingtoni i ka kërkuar që të formojë koalicion me demokratët.
“Mendoni se nuk ka presion nga pala tjetër?", ka pyetur një gazetar Daçiçin. Ish zëdhënësi i të akuzuarit për krime lufte, Sllobodan Millosheviqit, Daçiqi që ka bërë një vizitë befasuese në Rusi në javën e kaluar, tha se nuk do t’i nënshtrohet as presionit të Uashingtonit dhe as të Moskës, në kohën kur të vendosë me kënd të formojë qeverinë.
As demokratët dhe as Partia nacionaliste Përparimtare e Serbisë nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për të formuar vetë qeverinë dhe po përpiqen që të joshin socialistët për një koalicion qeverisës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›