E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Perfundimisht zgjedhjet nuk jane kusht per integrimin

Përfundimisht zgjedhjet nuk janë një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kjo është bërë shumë e qartë edhe në konferencën e sotme për shtyp të komisionerit Stefan Fyle dhe ministres së jashtme të Qipros Erato Kozakou Marcoullis.

“Kjo nuk është pjesë e konkluzioneve dhe sigurisht nuk është pjesë e kritereve për marrjen e statusit. Por padyshim zhvillimi i zgjedhjeve do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe do të tregojë vullnetin e mireë të shqiptarëve për të përmbushur reformat e rëndësishme, por definitivisht kjo nuk është një kusht”- deklaroi ministrja e jashtme e Qipros.

Qesh komisioneri i zgjerimit kur e pyesin nëse zgjedhjet e 23 qershorit janë një kusht që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat apo jo.
Por opozita në Shqipëri është shumë serioze kur artikulon që Bashkimi Europian e kushtëzon marrjen e statusit të vendit kandidat me zgjedhjet e 23 qershorit.

Komisioneri Fyle në përgjigjen e tij nuk denjon të përsërisë për të disatën herë një deklaratë mohuese për këtë fakt. Vetëm kujton me ironi se zyrtarët europianë u përpoqën aq shumë të ishin teë qartë në rekomandimet e tyre.

“Ne aktualisht kemi një kohe të gjatë duke shqyrtuar konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat nuk lënë hapësirë të gjerë për interpretime të ndryshme dhe në fakt ka shume interpretime të ndryshme”- u shpreh komisioneri Fyle.

Gjithashtu komisioneri Stefan Fyle u bëri sërish apel politikanëve shqiptarë që të përqëndrohen tek tre kushtet e mbetura, sepse sipas tij procesi i anëtarësimit bazohet në kredibilitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›