E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS diskuton per qarkun e Kukesit

Deputetët e Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kanë vendosur që në seancën parlamentare të ditës së enjte të mbrojnë kërkesën e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për lëvizjet demokrafike në Qarkun e Kukësit. Socialistët do të insistojnë në legjitimitetin, që sipas tyre mban në vetvete kërkesa e tyre për hetim parlamentar. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së grupit, zhvilluar me dyer të mbyllura, është vendosur që deputetët socialistë do të përgatisin një paketë propozimesh mbi paketën fiskale, e cila pritet të diskutohet në Kuvend gjatë ditëve në vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›