BE: Presidenti i ri me konsensus dhe dialog

Petër Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, tha se ky është një proces shqiptar por ka rëndësi që presidenti i ri të përfaqësojë unitetin kombëtar.
Edhe këtë herë bëhet e qartë se mungesa e konsensusit politik do të pengojë procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian.
"Është me rëndësi te thuhet se për këtë proces janë politikanët, përfaqësuesit e popullit dhe institucionet shqiptare që duhet të vendosin. Komisioni Evropian kërkon të shohë një proces që respekton Kushtetutën, që presidenti të zgjidhet në respekt të frymës kushtetuese, që ai të përfaqësojë të gjithë qytetarët si dhe të shprehë unitetin kombëtar. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë theksuar shumë herë edhe nevojën e konsensusit për këtë proces. Sa më shumë që këtë konsensus midis të gjitha forcave politike, aq më mirë është për vendin, aq më mirë është për progresin si dhe për reformat që janë të domosdoshme për t'u realizuar, në mënyrë që Shqipëria të ecë më shpejt dhe të bëjë një hap të ri në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian", deklaroi Stano, citon “AS”.
Dhe pse nuk është radhitur tek kushtet apo kriteret e vendosura nga Brukseli zyrtar, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, siç është bërë e ditur nga zyrtarë evropian do të reflektohet në raportin që publikohet në vjeshtë. Në këtë dokument do të konstatohet nëse Shqipëria do të marrë apo jo këtë herë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. /Start/
2012-05-30 17:14