E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Presidenti zgjidhet me 19 nëntor

19 nëntori do të jetë dita kur do të zgjidhet presidenti dhe personi përgjegjës për politikën e jashtme në Bashkimin Europian. Një gje e tillë do të vendoset gjatë një samiti të jashtëzakonshëm që do të mbahet në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur nga Roberta Alenius, zëdhënëse e kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban edhe presidencën e radhës së BE-së. në një intervistë të dhënë për "Financial Times", Reinfeldt ka specifikuar se presidenti i parë i unionit do të jetë një shef qeverie aktual apo një ish kryeministër. Ratifikimi i Traktatit të Lisbonës nga të gjitha vendet e BE-së, i ka hapur rrugën nisjes së procedurave për emërimin e presidentit të Unionit, post ky që derivon pikërisht nga traktati. Kështu do të jetë data 19 e këtij muaji kur 27 liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian do mblidhen në Bruksel për të diskutuar emrin e presidentit të parë. Gjatë darkës së punës, lideret e Unionit do diskutojnë rreth emrave që jane aktualisht në tryezë, por edhe për propozimet e reja që mund të vijnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›