E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot sfidat Laçi-Besëlidhja e Partizani-Ada

Përballjet e prapambetura të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, Laçi-Besëlidhja (Grupi A) dhe Partizani-Ada (Grupi B), që do të luhen të sot, do të përcaktojnë dhe dy ekipet e tjera, që do të bashkohen 14 skuadrave të kualifikuara për në turin e dytë të edicionit të 58-të të këtij kompeticioni.

Takimi i parë midis Laçit e Besëlidhjes përfundoi me fitoren 2-1 të laçjanëve të drejtuar nga Stavri Nica, me dy gola të realizuar nga Marashi. Për Besëlidhjen realizoi Gega. Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të përballet me Besën.

Ndeshja e parë midis Adës e Partizanit u mbyll në barazim pa gola. Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të përballet me Teutën. Partizani -Ada do të luhet në orën 13:30 në Kamëz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›