BE: Samit i jashtëzakonshëm për Libinë

Drejtuesit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen në 11 mars në Bruksel në Samitin e jashtëzakondshëm, kushtuar krizës në Libi dhe në Afrikën Veriore. Këtë njoftim e paralajmëroi një diplomat i BE-së.
Mbledhja do të realizohet me kërkesë të presidentit të Francës, Nikola Sarkozi.
Kërkesa e Parisit është mbështetur nga Britania e Madhe dhe nga vendet e Evropës jugore, të cilat janë më të prekurat nga trazirat në brigjet jugore të Mesdheut.