Kamerun: Duhet të ndalim Gadafin

Kryeministri i Britanisë Dejvid Kamerun tha se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë liderin e Libisë Moamer Gadafi që t`i vrasë njerëzit e vete.
Duke folur në Londër në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, Kamerun tha se "nuk është e pranueshme që koloneli Gadafi të mund t`i vrasë njerëzit e vet, duke përdorur aeroplanë dhe helikopterë".
Kamerun tha se nevoja për të mbrojtur civilët libianë ka qenë shkak i kërkesës së tij për mundësinë e vendosjes së zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.