E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Sequi: Demonstrata paqesore, policia te mos ushtroje dhune

TIRANE- Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian Ambasadori Ettore Sequi shpreh bindjen se demonstrata e sotme e opozitës do të jetë e qetë dhe se policia do të menaxhojë situatën pa ushtruar dhunë.

Në konferencën e sotme për shtyp ku u paraqitën prioritetet e presidencës hungareze pyetjes së një gazetari se si do të ishte reagimi i BE-së nëse demostratat do të degjeneronin në dhunë. Sequi u përgjigj: Unë nuk quhem nostradamus. Për këtë arsye dua të flas më shumë për realitetin sesa për një gjë të mundshme. Janë disa cështje që dua të trajtoj. Së pari: Unë mendoj se e drejta për t’u mbledhur e tubuar është një e drejtë e popullit dhe e partive politike. Për këtë arsye unë besoj se si pjesëmarrësit dhe forcat politike do të tregojnë pjekurinë e tyre.”

“ Unë nuk kam asnjë problem me protesta të paqësore. Por nuk jam dakord me protesta jo paqesore.” – nënvizoi Sequi.

“Së dyti: Kam besim dhe e di që policia shqiptare ka aftësitë e duhura profesionale dhe njohuritë e duhura të merret me këtë siutatë në mënyrën e duhur por kurrsesi me dhunë. Sic e shihni Jam një njeri që kam besim."- deklaroi ambasadori Sequi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›