E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada SHBA qytetarëve amerikanë: Kujdes sot në Tiranë

TIRANE- Ambasada amerikane këshillon të gjithë qytetarët e saj në Shqipëri që të tregojnë kujdes sot kur do të zhvillohet demonstrata e opozitës me slloganin "Berisha dorëzo bllokun"

Në të njëjtën ditë që ambasada amerikan publikoi (dje) thirrjen që protestat të jenë paqësore, në faqen e saj online, në seksionin “Warden information” (informacion anëtar i këshillit drejtues) ambasada amerikane publikoi dhe njoftimin drejtuar punonjësve të saj dhe qytetarëve amerikanë. Ambasada këshillon “të jenë të kujdesshëm dhe të shmangim zonat ku do të zhvillohet demonstrata.”

Në fillim të njoftimit thuhet se ambasada është këshilluar për demonstratat e mundshme të PS që do të mbahen në Tiranë të premten më 21 janar 2011. Ambasada, njofton se “nuk ka informacion specifik mbi vendndodhjen apo zonat ku do të mbahen demonstratat por duke iu referuar raportimeve në media ajo do të zhvillohet në orën dy pasdite në bulevardin kryesor të Tiranës Dëshmorët e Kombit. Dhe se demostratat e kaluara kanë bllokuar të gjitha arteriet kryesore të qytetit.

Në vazhdim të njoftimit ambasada informon “se sot do të mbyllet më herët” dhe “personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë cdo zonë ku janë planifikuar të zhvillohen demonstratat. “

Më tej ambasada këshillon qytetarët e saj amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku do të zhvillohen demonstratat.
“Protesta madhështore dhe të paqta janë zhvilluar shpesh në vitet e fundit në Tiranë. Ne kujtojmë qytetarët amerikanë se edhe nëse demonstratat synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikuara. Ju duhet t’i shmangni sa më shumë që të jetë e mundur. Demonstratat në një qytet kanë potencial që të cojnë në mitingje të tjera publike apo demonstratave në lokalitete të tjera në të gjithë vendin.

Jini vigjilentë, dhe të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj dhe dëgjoni cfarë mediat lokale raportojnë në lidhje me të gjitha tubimet popullore ose demonstratat. Qytetarë e SHBA-së nxiten të kenë kujdes të madh nëse ndodhen në afërsi të ndonjë demonstratave.”- thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane në Tiranë lëshoi dje një deklaratë ku ndër të tjera thuhet se mbështet çdo lloj forme proteste të popullit, gjithmonë nëse ato nuk janë të dhunshme dhe respektojnë institucionet.
(Suela Gera/BalkanWeb) Lidhje te tjera Demonstrata, SHBA:Të jetë paqësore politika foli ashpër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›