E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Sequi Kujdes me te drejtat te autorit

Bashkimi Europian kritikon qeverine shqiptare per progresin e paket ne mbrojtjen e pronesise intelektuale nje detyrim kyc i Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit.
Sipas gazetarit te Top Channel kjo u tha sot ne Tirane.

Ne veme re nje progres te varfer ne perafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian ne fushen e te drejtave te autorit dhe sa i takon mbrojtjes se pronesise industriale Shqiperia duhet ende te permbushe detyrimet e Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit tha ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane Ettore Sequi.

Zoti Sequi i ftuar ne nje konference te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise mbi kete ceshtje evidentoi nje sere problemesh se perse Shqiperia ka ngecur ne kete fushe.

Numer i ulet i rasteve qe jane sjelle para drejtesise mungese eksperience dhe kualifikim te gjyqesorit dhe ndergjegjesimi i ulet per rendesine qe ka mbrojtja e ketyre te drejtave. Po ashtu ka nevoje per koordinim me te mire mes agjencive qe mbikeqyrin te drejtat intelektuale tha ambasadori.

Ligji perafron ne menyre te plote legjislacionin tone me legjislacionin e Bashkimit Evropian tha ministri i Kultures Aldo Bumci.

Zevendesambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes vendit pioner per mbrojtjen e pronesise intelektuale shpjegon se pse ky eshte nje prioritet absolut.

Shume diplomate kolege te mi ne cdo vend te botes pyesin gjithmone perse SHBA i kushton rendesi kaq te madhe mbrojtjes se pronesise intelektuale. Pergjigjja eshte e thjeshte. Eshte pikerisht mbrojtja e ketyre te drejtave qe ka nxitur inovacionin dhe teknologjine duke permiresuar jeten e miliona njerezve ne gjithe boten tha zevendesambasadorja amerikane Deborah Jones.

Perfaqesues te kompanive te njohura nderkombetarisht thone se pirateria pengon investimet e huaja.

Dikush sapo erdha ne Shqiperi me pyeti nese Microsoft do te hapte ndonje qender prodhimi ne Shqiperi. Pergjigjja ime ishte jo jo me kete pirateri Ju keni nje kosto te ulet pune dhe nga kundveshtrimi vendimi per te investuar ketu eshte i zgjuar sepse une mund te kursej ne kosto por persa kohe nuk kam mbrojtje te pronesise intelektuale eshte e veshtire qe dikush te marre vendimin per te investuar ketu thote Evgemi Danilov perfaqesues i kompanise Microsoft.

Pirateria ne Shqiperi eshte e gjithanshme dhe nuk kufizohet vetem ne fushen e internetit por ajo prek edhe industrine mediatike.

Disa nga problemet qe mbeten shqetesuese jane transmetimet e operatoreve kabllore dhe ketu bejme fjale per operatore kabllore te licensuar ashtu si edhe fatkeqesisht kemi te bejme me operatore kabllore qe nuk jane te licensuar. Keta operatore kabllore piratojne ne menyre te hapur programe te Digitalb tha Sokol Nako perfaqesues ligjor i DigitAlb.

Mbrojtja e pronesise intelektuale eshte nje nga detyrimet kyc qe Shqiperia ka per te permbushur per tu integruar ne Bashkimin Europian. Top Channel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›