E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Serbise duhet ti jepet shansi per anetaresim

Ministrat e jashtem te Bashkimit Evropian thone se Serbise duhet ti jepet nje shans per tu anetaresuar ne BE.

Ministrat e bene rekomandimin pas takimit sot ne Bruksel duke permendur perparimin e Serbise ne marredheniet e saj me Kosoven. Nje vendim perfundimtar pritet te merret ne nje takim te udheheqesve te BE-se me vone kete jave.

Para takimit presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso vleresoi Serbine por paralajmeroi se i mbetet me shume pune per te bere.

Pavaresisht marreveshjes se pergjithshme mbi kandidaturen e Serbise disa vende kane shprehur shqetesime duke perfshire Rumanine e cila kerkon mbrojtje me te mire per te drejtat e rumuneve etnike ne Serbi.

Presidenti serb Boris Tadic tha se Serbia kishte bere gjithcka qe kerkohet prej saj.

Serbia kishte shpresuar per tu bere nje candidate e BE-se dhjetorin e kaluar por perpjekjet e saj u bllokuan nga Gjermania e cili permendi tensionet e vazhdueshme mes te Beogradit dhe Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›