E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shumica me nje kandidat te sajin per president

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha perseriti sot se shumica qe ai drejton do te kete nje kandidat te sajin per presidentin e ardhshem te vendit.

Duke kembengulur se eshte i vendosur te zbatoje kushtetuten e cila parashikon zgjedhjen e kreut te Shtetit ne raundin e katert me nje shumice te thjeshte kryeministri Berisha tha ne nje konference shtypi se megjithate do te jete i hapur te diskutoje me te gjithe faktoret parlamentar kandidaturen apo kandidaturat per presidentin e vendit.

Perfaqesuesit me ne ze te komunitetit nderkombetar ne Tirane kane perseritur disa here se Shqiperise i nevojitet nje presidnet konsensual apo i zgjedhur ne mirekuptim mes paleve. Pak kohe me pare ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu u shpreh se posti i presidentit eshte mjaft i rendesishem edhe per faktin se eshte ai qe propozon apo emeron drejtuesit e institucioneve delikate si Prokurorin e Pergjithshem apo drejtorin e Sherbimeve Sekrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›