E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Shqiperia nuk meritoi statusin


Në rrugën e saj drejt BE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin politik dhe as mjaftueshëm 12 prioritetet e caktuara nga Komisioni Europian.

Në Strategjinë e Zgjerimit, e cila pritet të publikohet në mes të tetorit, Komisioni tregohet formal, duke vlerësuar se vendi do të meritojë statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtaresim vetëm pasi të ketë përmbushur kushtet. Vlerësimi përmbledhes nis me zhvillimet politike.

"Skena e brendshme politike e Shqiperise u dominua gjeresisht nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej. Perleshjet e dhunshme ndermjet protestueseve kunder qeverise me policine cuan ne vdekjen IntegrimiArvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë “Të vendosur për integrimin në BE” OSBE, pro opozitës për rregulloren e 4 personave dhe amplifikuan klimen e mosbesimit mes forcave politike, sikunder dhe ndaj disa institucioneve shteterore. Zgjedhjet lokale ne Maj, megjithese te vleresuara si konkurruese e transparente, u shenjuan vendosmerisht nga parregullesite qe nevojitet te adresohen. Ne vecanti, polemika rreth numerimit te votave per Kryebashkiakun e Tiranes rriti polarizimin mes shumices qeverisese dhe opozites."

Menjehere pas renditjes se ketyre ngjarjeve, Komisioni rekomandon rrugen qe duhet te ndjekin dy forcat kryesore politike.

"Tashme eshte urgjente qe forcat politike ne Shqiperi te rivendosin dhe te ruajne nje nivel te dialogut politik, i cili do te mundesonte funksionimin e duhur te institucioneve kyce demokratike, vecanerisht parlamentin, dhe progresin drejt rruges se integrimit ne BE. Kthimi i plote i Partise Socialiste ne Parlament nga shtatori eshte hap premtues qe duhet te kontribuoje drejt ketij qellimi. Parregullsite domethenese te identifikuara ne dy zgjedhjet e fundit perligjin nje reforme teresore elektorale, e cila do te perfitonte nga keshilla e pavarur e jashtme.
Dy partite kryesore politike kane marre persiper oferten e BE-se per riangazhim ne menyre konstruktive ndaj prioriteteve per integrimin europian te vendit. Marrëveshja e fundit nderpartiake per nje mocion-rezolute mbi Integrimin Europian ne Parlament eshte nje zhvillim i mirepritur e i rendesishem. Eshte thelbesore tashme per partite politike ne Shqiperi qe te angazhohen ndaj nje procesi te qendrueshem e te strukturuar per te punuar se bashku mbi reformat europiane. Menyra per te ecur perpara do te ishte miratimi formal i nje pakti per integrimin europian, i cili do te perfshinte nje proces per rishikimin e perbashket dhe miratimin e planit te aksioni per adresimin e rekomandimeve te Opinionit dhe nje program per reformat thelbesore, perfshire punen e parlamentit dhe zgjedhjet."

Pas vleresimit te klases politike, Komisioni rendit arsyet pse vendi nuk meriton as statusin kandidat dhe as celjen e bisedimeve per anëtaresim ne BE.

"Ne pergjithesi, Shqiperia ka bere progres te kufizuar ne arritjen e kritereve politike per antaresim dhe ne 12 prioritetet kyce per hapjen e negociatave te antaresimit, sic u identifikuan ne Opinionin e Komisionit qe miratoi Keshilli ne Dhjetor. Ka patur njefare progresi ne luften ndaj krimit te organizuar, me permiresimin e trajtimit te personave qe mbahen ne burgje dhe te te drejtave te femijeve, por progresi mbetet i pamjaftueshem persa i takon: gjyqesorit, politikes kunder korrupsionit, te drejtes se prones dhe permiresimit te kushteve per komunitetin rom, te cilat i shtohen punes se parlamentit dhe zgjedhjeve. Shqiperia ka nisur te zbatoje planin e aksionit ne drejtim te rekomandimeve te Opinionit te Komisionit. Megjithate, perpjekje te metejshme kerkohen per te garantuar efektshmerine dhe plotesimin e veprimeve te parashikuara, perfshire nepermjet bashkepunimit te ngushte me opoziten. Shqiperia do te duhet te beje perpjekje te qendrueshme dhe te arrije progres te tregueshem ne te gjitha keto ceshtje, perpara se Komisioni te mund te rekomandoje status kandidat dhe hapjen e negociatave per antaresim ne BE."

Si pjese pozitive permendet zbatimi pa pengesa i MSA-se si dhe arritjet e kenaqeshme gjate dialogut per liberalizimin e vizave qe cuan ne heqjen e regjimit te vizave ne dhjetor 2010. Qeveria eshte informuar paraprakisht mbi permbajtjen e vleresimit te radhes nga Komisioni. Burime konfidenciale prane BE-se rrefyen per Top Channel se Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ne takimin informues te premten e kaluar ne Bruksel, ka kerkuar qe raporti i Komisionit te fajesoje qarte opoziten per bojkotin ndaj procesit te integrimit. Ndersa pergjigja e marre nga Komisioni per kete kerkese te posacme, sipas te njejtave burime, ishte se per te votuar ligje me rendesi politike, jo ato teknike, eshte e natyrshme qe nje opozite te prese sinjale te hapjes nga maxhoranca qeverisese, duke nisur nga ndryshimet per rregulloren e kuvendit. Pervec informacioneve nga ky takim, dokumenti konfidencial i BE-së, i siguruar nga Top Channel pak jave para publikimit nga Komisioni Europian, eshte pjese e strategjise se zgjerimit ku Komisioni permbledh zhvillimet ne Shqiperi per t'ia raportuar vendeve antare. Raporti i plote dhe i detajuar i progresit mbi Shqiperine pritet te behet publik me 12 tetor, pas vendimeve qe do te merren nga Kolegji i Komisionereve per gjuhen qe duhet perdorur dhe ndryshimet e mundshme deri ne versionin perfundimtar te raporteve respektive ndaj secilit vend aspirant per ne BE.

Pergatiti ARTA TOZAJ

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Midis mafies dhe ndotjes akustike
Ilir Yzeiri- Shpeshherë, kur ndien se nuk ke asnjë lidhje me gjithë sa thuhet e bëhet në këtë vend, gjithmonë kur të mbyt zhurma e bezdisshme, e mërzitshme dhe shurdhuese e fjalëve që nxjerrin nga goja ata që gënjejnë këtë vend, ata që e kanë kthyer në një vend të dhunshëm këtë tokë, ata që, tash së fundi, edhe duan ta kthejnë në një kazan të madh plehrash, pra, sa herë që kujtohem se në cilin vend jetoj, mundohem të mos e mbaj mend vitin, muajin apo ditën në të cilën ndodhem. Anti-amerikanizmi i domosdoshëm
Artan Lame - Në dhjetor 1945, u zhvilluan në Shqipëri të parat dhe të fundit zgjedhje, ku ende mund të votohej në kohë të Komunizmit. Komunistët morën 97% të votave. Në këtë pikë, Enver Hoxha nuk merrej me këta 97% që e mbështesnin, por e kish hallin te ata 3% që e votuan kundër. Pas kësaj, për 40 vjetët vijues, votimet dolën 99,9999%. Top Show, Lugina e Harruar
Problematika e jetës së përditëshme të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u trajtua gjërësisht në Top Show në puntatën e titulluar “Lugina e harruar”.
Kanada, një shqiptar për deputet
Një kandidat shqiptar do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 6 tetor në Ontario të Kanadasë. Berisha do vizitojë Shkupin
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fund të muajit tetor do të vizitojë Maqedoninë me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikolla Gruevski.

Lajmet kryesore

Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
“Qeveria më shumë përgjegjëse, pakti 10 pikësh inkurajues”
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Jaupllari: Keqmenaxhim i barnave spitalore
Dështon raundi i dialogut Prishtinë-Beograd

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›