Arvizu Deshtimi te gjithe fajtore

Ambasadori Aleksandër Arvizu në mënyrë të drejtpërdrejt larg gjuhës së zakonshme diplomatike ka deklaruar se të gjitha palët janë fajtore për hapat prapa të integrimit. Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë i ka drejtuar një mesazh të qartë mazhorancës qeverisëse të zotit Berisha për përgjegjësitë që ka në krijimin e terrenit të përshtatshëm për dialog me opozitën.
"Të gjitha palët janë përgjegjëse. Disa thonë se bojkoti opozitës e ndaloi progresin. Opinioni im është se një bojkot i gjatë nuk ishte produktiv dhe nuk e ndihmoi axhendën. Por mendoj gjithashtu se maxhoranca duhet të krijojë kushtet për të ftuar opozitën dhe njerëzit që s’janë mbështetës të PD-së për dialog. Ne flasim për kompromis. Nuk është vetëm faji opozitës, natyrisht që ka përgjegjësi, por mazhoranca ka më shumë përgjegjësi, për të tentuar në krijimin e mundësive të prezantimit të Të gjitha palët janë përgjegjëse. Opinioni im është se një bojkot i gjatë nuk ishte produktiv. Maxhoranca duhet të krijojë kushtet për të ftuar opozitën dhe njerëzit që s’janë mbështetës të PD-së për dialog
Aleksander Arvizu
Ambasadori amerikan ne Tirane propozimeve realiste, të cilat opozita duhet t'i pranojë apo të paktën të kenë mundësi për pjesëmarrje", tha Arvizu.
10 propozimet e Edi Ramës për një pakt kombëtar integrimi ambasadori Arvizu i ka komentuar si inkurajuese.
"Mendoj se duhet seriozitet për ecjen përpara në kryerjen e reformave. Unë mendoj se është inkurajues fakti i bërjes publike nga PS-ja i 10 ideve. Nuk është për mua të komentoj në mënyrë specifike por mendoj se është inkurajuese pasi janë disa propozime që mund të krijojnë bazat për debat dhe dialog. Tani mbetet për dy partitë të vendosin, por shpresoj se do të shërbejnë si bazë për të biseduar e ecur përpara. Gjithashtu, me rëndësi është regullorja e pralamentit. Sic edhe është shprehur edhe shefi misionit të OSBE- ODIHR Jonathan Stonestreet është e rëndësishme për të ecur përpara duke mos humbur kohë pasi është shumbur shumë kohë në dy vitet e fundit. Njëkohësisht gjërat nuk mund të realizohen nesër apo patjetër javën e ardhshme, pasi gjërat që bëhen pa konsensus do t'i përkeqësojnë gjërat. Megjithatë duhet të jetë një cështje emergjente pasi është shpërdoruar shumë kohë", tha Arvizu.
Ambasadori në mënyrë shumë komode i ka deklaruar medias edhe për vizitën e tij në Slloveni duke dhënë disa detaje madje edhe duke i paraprirë hamendësive të ndryshme për qëllimin e vizitës, ku ka përmenduar edhe emrin e Fatos Nanos.
"Do të nisem për të qëndruar në Slloveni për 4 ditë për një konferencë. Dua t'i them të gjithëve se jam duke shkuar në Slloveni jo për takime sekrete me Fatos Nanon, Frank ëisneri-n apo John ëithers-in. Është një konferencë rajonale nga ku do të pyes koleget e mi nga Kroacia dhe Sllovenia, se cilat ishin kushtet në këto vënde dhe si u realizua ecja përpara në axhendën e reformave dhe mbase ata kanë për të më pyetur cfarë po i ndalon reformat të ecin përpara ne Shqiperi", tha Arvizu.
Integrimi
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
“Të vendosur për integrimin në BE”
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Sondazh
Shqipëria dështoi për statusin e vendit kandidat: e kujt është përgjegjësia?
E të dyjave
E Qeverisë
E Opozitës
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_388'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(388); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Midis mafies dhe ndotjes akustike
Ilir Yzeiri- Shpeshherë, kur ndien se nuk ke asnjë lidhje me gjithë sa thuhet e bëhet në këtë vend, gjithmonë kur të mbyt zhurma e bezdisshme, e mërzitshme dhe shurdhuese e fjalëve që nxjerrin nga goja ata që gënjejnë këtë vend, ata që e kanë kthyer në një vend të dhunshëm këtë tokë, ata që, tash së fundi, edhe duan ta kthejnë në një kazan të madh plehrash, pra, sa herë që kujtohem se në cilin vend jetoj, mundohem të mos e mbaj mend vitin, muajin apo ditën në të cilën ndodhem. Anti-amerikanizmi i domosdoshëm
Artan Lame - Në dhjetor 1945, u zhvilluan në Shqipëri të parat dhe të fundit zgjedhje, ku ende mund të votohej në kohë të Komunizmit. Komunistët morën 97% të votave. Në këtë pikë, Enver Hoxha nuk merrej me këta 97% që e mbështesnin, por e kish hallin te ata 3% që e votuan kundër. Pas kësaj, për 40 vjetët vijues, votimet dolën 99,9999%. Top Show, Lugina e Harruar
Problematika e jetës së përditëshme të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u trajtua gjërësisht në Top Show në puntatën e titulluar “Lugina e harruar”.
Kanada, një shqiptar për deputet
Një kandidat shqiptar do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 6 tetor në Ontario të Kanadasë. Berisha do vizitojë Shkupin
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fund të muajit tetor do të vizitojë Maqedoninë me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikolla Gruevski.
Lajmet kryesore
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Jaupllari: Keqmenaxhim i barnave spitalore
Dështon raundi i dialogut Prishtinë-Beograd