BE Shqiperia te zgjidhe ceshtjen e pronesise

Projekti per regjistrimin e pronave ne bregdetin e Jonit financohet nga BE me nje shume prej 1 5 milione eurosh. Ai perfshin zonen nga Llogaraja deri ne kufirin me Greqine dhe do te zbatohet me asistencen teknike te pranise se OSBE-se ne Shqiperi. Bashke me regjistrimin e pronave ky projekt merr persiper qe te vendose edhe sinjalistiken rrugore ne nje zone prioritare turistike sic konsiderohet nga qeveria e Tiranes bregdeti i Jonit.
Ne prezantimin e projektit te enjten 21.07 ne Tirane ambasadori i delegacionit te BE-se Ettore Sequi e cilesoi projektin ne fjale te rendesishem per turizmin dhe qe rregullon kuadrin ligjor te Shqiperise per pronat pasi vendos te drejtat e prones. Ai theksoi gjithashtu se asnje investitor i huaj nuk investon nese nuk ka siguri per pronen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bregdeti i Jonit ne Shqiperi
Zgjidhja e ceshtjes se prones nder kushtet per statusin e kandidatit
Realizimi i ketij projekti i pari i ketij lloji ne Shqiperi eshte vleresuar nga ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth si nje menyre efikase per te prodhuar te dhena te sakta per pronat ne bregdetin e Jonit dhe zgjidhur konfliktet si edhe per te zvogeluar korrupsionin. Z. Wollfarth tha gjithashtu se pergjegjesia per njohjen e prones bie mbi shtetin.
Zgjidhja e ceshtjes se pronave dhe dhenia e tyre pronareve te ligjshem perben nje nga 12 rekomandimet prioritare qe BE i kerkon Shqiperise te plotesoje per te aplikuar ne shtator te ketij viti per statusin e vendit kandidat per anetaresim.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Lindita Arapi