E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i Haxhicit nje hap tjeter drejt BE-se por pa automatizma

Ne kete menyre presidenti serb Boris Tadic mbajti premtimin e bere pak pas arresimit te Ratko Mlladicit dy muaj me pare dhe ne kete menyre permbushi nje kusht te rendesishem per fillimin e bisedimeve te pranimit te vendit ne BE.

Kritiket mund te shohin po ashtu si gjate arrestimit te Mladicit edhe kesaj here nje strategji te caktuar nje ujdi per te pershpejtuar afrimin e vendit me BE. Kryeprokurori i Gjykates se Hages Serge Brammertz ka shtuar muajt e fundit presionin mbi Beogradin per te intensifikuar kerkimin e krimineleve te luftes. Pas kesaj teorie ekziston dyshimi se qeveria serbe ne fakt e ka ditur gjate gjithe kohes se ku kane qene fshehur kriminelet e luftes dhe i nxjerr ata tani per te fituar kapital politik.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Verica Spasovska

Kush argumenton ne kete menyre nuk duhet te neglizhoje faktin qe presidenti Tadic eshte presidenti i pare serb i cili ka bere gjeste pajtimi kundrejt fqinjeve. Se fundi vitin e kaluar ai inicoi nje deklarate te parlamentit serb per Srebrenicen deklarate qe denoi krimet e kryera ndaj myslimaneve boshnjake ne vitin 1995. Tadici punon me aktivisht se pararendesit e tij per te arritur pajtimin me fqinjet. Arrestimi i Goran Haxhicit do ta ndihmoje me shume procecin e pajtimit. Sepse faji per vitet e luftes mund te perpunohet ne menyre individuale dhe keshtu mund te nivelohet edhe faji kolektiv. E kuptueshme eshte kenaqesia e Kroacise per nxjerrjen para gjygjit te nje prej krimineleve kryesore te luftes. Per familjaret e viktimave te luftes ne Kroaci ekziston tani shpresa per te marre vesh per fatin e njerezve qe jane zhdukur nen komanden e Haxhicit.

Ekziston vetem pak dyshim nese arrestimi i Goran Haxhicit do te forconte pozitat e presidentit serb Tadic para zgjedhjeve parlamentare qe pritet te mbahen vitin e ardhshem. Sepse populli pershendet cdo hap te Serbise ne drejtim te BE-se. Por Serbia nuk mund te jete tani krejt e sigurt se do te hapet rruga per bisedimet e pranimit. Sepse deficitet duhet te menjanohen edhe ne fusha te tjera te rendesishme. Ne to bejne pjese lufta kunder korrupsionit dhe kriminaliteti si dhe forcimi i parlamentit i cili duhet te vere nen kontroll sherbimin sekret. Edhe ne keto fusha Serbia duhet te beje perparime te dukshme. Dhe se fundi zgjidhja e ceshtjes se Kosoves mbetet kushti me i rendesishem qe Beogradi te hape rrugen per ne BE. Rruga e Serbise per ne BE eshte shkurtuar sot megjithate ajo vazhdon te mbetet e veshtire.

AutorVerica Spasovska

RedaktoiBahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›