BE: Sllovenia të shqyrtoj gjendjen në sektorin bankar
Ministrat e financave të Eurozonës i kanë tërhequr vërejtjen Sllovenisë që të ndërmarrë aksion të shpejt dhe të vendosur për shqyrtimin e jobalanceve ekonomike.
Ministrat e financave, në takimin në Bruksel, i kanë bërë thirrje Sllovenisë që të ripërtrijë besimin në sektorin bankar dhe të vendosë financat publike nën kontroll.
Komisioneri i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se ishte inkurajuar nga propozimet e fundit të Lubjanës për rritjen e tatimit të vlerës së shtuar, për ulje të shpenzimeve, dhe për krijimin e një banke, e cila do të kujdesej për kreditë e këqia, që e kanë dëmtuar sistemin bankar shtetëror.
Por, megjithatë Ren theksoi se është shumë herët të thuhet se a do të mjaftojnë këto masa.
Sllovenia po përpiqet ti përgënjeshtroj spekulimet se mund të jetë vendi i ardhshëm i BE-së, që do ti duhet ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.