E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degert: Nuk ka shumë kohë për planin e zbatimit

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka deklaruar se nuk ka shumë kohë për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Serbisë e Kosovës, që është arritur më 19 Prill në Bruksel.

Në këtë moment është vështirë të jepen çfarëdo parashikimesh për finalen e diskutimeve për datën në Këshillin e Evropës, në fund të muajit Qershor, por koha po kalon dhe të dy palët duhet të bëjnë përpjekje maksimale që sa më parë të arrihet kompromisi, i tha Degert gazetës Veçernje Novosti.

Ai ka kujtuar se me të gjitha marrëveshjet e mëparshme, që janë arritur në dialog, ka pasur probleme kur zbatoheshin.

Por, gjithmonë janë gjetur zgjidhje, në mënyrë që marrëveshjet të zbatoheshin në praktikë. Jam i bindur se kështu do të jetë edhe tani dhe nëse ekipet për zbatimin e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, nuk arrijnë të pajtohen për planin e implementimit, ndoshta do të jetë i nevojshëm arbitrazh shtesë, në nivel më të lartë politik shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›