BE: Urdhri i Izraelit për të evakuuar qytetin e Gazës është i papranueshëm

Bashkimi Evropian gjithnjë e më tepër po del kundër veprimeve të Izraelit, me shumë vende që tashmë kanë pranuar se do të njohin shtetin e Palestinës. Së fundmi, pushtimi i Gazës, sipas BE-së, është i papranueshëm.
“Urdhri i evakuimit i lëshuar nga Izraeli i detyron të gjithë njerëzit në Qytetin e Gazës të zhvendosen në jug. Kjo është e papranueshme. Zhvendosja masive në një kontekst shkatërrimi dhe mungese nuk mund të kryhet në një mënyrë të sigurt ose dinjitoze”, shkroi Komisionerja Evropiane për Emergjencat Hadja Lahbib në X.
“Të gjithë civilët”, shtoi ajo, “duhet të mbrohen nga e drejta ndërkombëtare humanitare në çdo kohë”.